Një paradë madhështore ushtarake u zhvillua në Sheshin Tiananmen sot, teksa Pekini përkujtoi 70-vjetorin e humbjes së Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, por udhëheqësit kryesorë perëndimorë qëndruan larg prej kësaj shfaqje force.
Presidenti Xi Jinping e pa spektaklin, ku spikatën 12 mijë ushtarë kinezë, 500 mjete ushtarake dhe pothuajse 200 avionë. Parada është zhvilluar në një moment kur Pekini ka marrë një qëndrim diplomatik më të vendosur. Udhëheqësit kryesorë nga demokracitë perëndimore munguan në paradën e Pekinit./Bota.al