Foto

FOTOT: Njihuni me “bishën” e rrugës, kushton 2 mln dollarë

Kjo super makinë është më e shtrenjta në botë dhe jo çdo kush mund ta ketë atë.

Kjo pasi makina kushton pothuajse 2 milionë dollarë.

Vetëm 10 modele “Karlmann Kings” do të ndërtohen sipas prodhuesit kinez të kësaj makine të zezë, që i ngjan shumë mjetit që shohim nëpër filmat e Batmanit.

Brendësia e kësaj makine të tërheq vëmendjen me sediljet luksoze, një kompjuter për të luajtur video-lojra dhe një frigorifer për shampanjën.

Shumë nga gjërat brenda kësaj makine, si aspiratori, sediljet, televizori dhe dritat, kontrollohen me anë të një aplikacioni.

Kjo super makinë arrin një shpejtësi maksimale deri 140 km/h.

Për detaje hidhini një sy galerisë së më poshtë virtuale dhe njihuni me këtë “bishë” të rrugës. / (TemA)

Leave a Reply

Back to top button