Analiza

François Hollande në Kubë: Arsyet e një vizite historike

Screen Shot 2015-05-18 at 1.48.58 PMNga Jean-Jacques Kourliandsky

Studjues në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike, Francë

Për herë të parë një president francez bën një vizitë në Kubë. Përse më parë asnjë udhëheqës francez nuk ka viizituar Kubën?

Gjatë luftës së Ftohtë, të shkoje në Kubë, i komplikoje marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, Franca e priti Fidel Castron në vitin 1995, në fund të mandatit shtatë vjeçar të François Mitterrand. Pas krizës së Irakut, Nicolas Sarkozy synoi të shkonte për vizitë në Kubë, por ai u ndal nga lufta në Libi. Ky udhëtim u shty deri në këtë vit. Lajmi i afrimit midis Uashingtonit dhe Kubës pas 65 vjet embargo, gjithsesi e shpejtoi këtë vizitë zyrtare.

Përtej aspektit historik, cila është simbolika e kësaj vizite?

Në thelb, kjo vizitë është historike, por ajo sidomos konfirmoi marrëdhëniet e mira që Franca mban me Kubën. Udhëtimi zyrtar i Hollande u bë në një kohë kur Kuba po hapet me Shtetet e Bashkuara. Presidenti francez e realizoi vizitën për të pasur dhe një efekt tek partnerët evropianë, kryesisht vendet nordike. Afrimi historik midis Havanës dhe Uashingtonit ishte në thelb të kësaj vizite.

Çfarë mesazhi dëshironte të jepte Hollande gjatë kësaj vizite?

Presidenti francez dëshironte që t’i bënte kubanezët të kuptonin, që normalizimi në një kohë të shkurtër i marrëdhënieve të tyre me Shtetet e Bashkuara është një përparim i rëndësishëm, por ato nuk duhet të harrojnë që Franca i ka ndihmuar të mbijetonin gjatë embargos. Kuba zë një vend qendror në Antile, por pozicioni i saj strategjik do të forcohet akoma më tepër me perspektivën e heqjes së embargos amerikane. Në planin ekonomik, vizita synonte për t’i dhënë një impuls marrëdhënieve në fushën ekonomike dhe ruajtjes të arritjet franceze.

A është e rëndësishme prania franceze në Kubë?

Në fakt, Franca nuk është partneri i parë ekonomik i Kubës, ajo renditet pas Kinës dhe Venezuelës, por ajo tashmë është e pranishme mirë në Kubë dhe ka mundësi që të shtrihet më mirë në sektorin bujqësor, turistik dhe të shëndetësisë. Qëllimet e kësaj vizite për drejtuesit e firmave franceze që shoqëronin presidentin janë ekonomike. Kompania Air France dhe grupi Accor, tashmë të pranishëm në Kubë, tërhiqen nga zhvillimi turistik i ishullit, ku çdo vit për pushime shkojnë 100.000 francezë. Qëllimi i vizitës së Hollande është të ruhen ndërmarrjet franceze në Kubë, që përfaqson një treg me më shumë se 11 million banorë. Për të gjitha këto ndërmarrje, konkurenca do të jetë e ashpër dhe agresive dhe duhet përgatitur qysh tani.

s.m./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button