Bota

Frika nga Covid-19: Si t’i pastrojmë celularët?

Në një kohë kur izolimi në shtëpi është mënyra më e mirë për të luftuar koronavirusin, nuk duhet harruar se mjeti me të cilat kemi të bëjmë, duhet t’i mbajmë sa më të pasta. Një ndër to janë telefonat celularë, higjiena e të cilëve është po aq e rëndësishme sa e vet duarve tona.

Por si ti pastrojmë ata në mënyrën e duhur? Këshillat vijnë nga doktoreshe, Lina Çiriç, mikrobiologe e një universiteti në Londër.

Fillimisht telefoni duhet fikur, zbërthyer nga kasat mbrojtëse e më pas nëpërmjet një rrobe të hollë që përmban ujë dhe sapun të lëngshëm, mund të pastrohet në pjesën para dhe pas të aparatit. Apikimi i menjëhershëm mbi ekran i solucioneve që përmbajnë kimikate dhe alkool e dëmton ekranin.

Duhet patur kujdes që gjatë pastrimit, uji të mos futet në portat hapëse të celularit pasi edhe telefonat të cilët i rezistojnë ujin, mund të humbasin vetinë mbrojtëse.

Pastrimi i kasave mbrojtëse është po aq i rëndësishëm. Procesi i tharjes kryet thjeshtë, mjafton të përdorni një rrobë të thatë. Pjesa e kamerës e cila kërkon më shumë kujdes, mund të pastrohet nëpërmjet një kunje me pambuk për mos dëmtuar lentën.

Personat të cilët zotërojnë celularë Apple, mund të përdorin edhe fshirëset e syzeve që përmbajnë 70 përqind alkool. Teknologjia sot ka avancuar duke krijuar pajisje të posaçme për pastrimin e celularëve me rreze ultra-vjollcë.

Mos harroni, sa herë që telefoni do të preket nga duart do të marrë baktere ndaj nëse duart nuk lahen shpesh gjatë ditës, procesi nuk ka vlerë.

Leave a Reply

Back to top button