MAIN

Frika nga va ksina e AstraZeneca-s mund të ketë pa soja të rrezikshme

Mikeal Golke, thotë se nuk është një kundërshtarët i vaksinave. E si mund të ishte ndryshe? Ai punon si infermier në një spital të Berlinit, dhe e ushtron këtë profesion prej më shumë se 20 vjetësh, i specializuar në kujdesin intensiv. Por ai e sheh si shumë ofenduese atë që po kërkojnë politikanët prej tij.

“Si mund të ndodhë që për njerëzit që janë përballur çdo ditë dhe drejtpërdrejt me Covid-19 për gati 1 vit, dhe janë qartazi shumë më të rrezikuar të infektohet, të supozohet të mbrohen me një vaksinë më pak efektive?”-pyet Golke, që kërkoi që emri i tij të ndryshohej për këtë histori.

Ai thotë se këtë pyetje i ka bërë në një letër që i ka drejtuar Ministrin gjerman të Shëndetësisë Jens Shpah dhe Dilek Kalajçi, zyrtari kryesor i shëndetësisë në Berlinit.

Infermieri duhej të vaksinohej me vaksinën e AstraZeneca. Por vaksina rezultoi të ishte më pak efikase në studime sesa vaksinat e BioNTech dhe Moderna.

Golke e refuzoi vaksinën. Dhe këtë javë, të njëjtën gjë bënë edhe rreth 20-25 për qind e kolegëve të tij.Në Gjermani, vaksina e AstraZeneca, një kompani britaniko-suedeze, rekomandohet vetëm për njerëzit nën 65 vjeç dhe është konsideruar e papërshtatshme për të moshuarit.

Në vend të tyre, ajo u jepet anëtarëve më të rinj të grupit që kanë prioritetin më të lartë në fushatën e vaksinimit:mjekëve dhe infermierëve. “Pra është një pragmatizëm i pastër. Unë nuk pres ndonjë trajtim preferencial, por personeli mjekësor nuk duhet të jetë më keq sesa popullata e përgjithshme”- thotë Golke.

Ai dyshon se më vonë, kur të jenë në dispozicion më shumë doza, popullata e përgjithshme do të marrë një përqindje më të madhe të vaksinave më efektive të mARN nga BioNTech dhe Moderna. Vaksina e AstraZeneca, e aprovuar në Bashkimin Evropian në fund të janarit, nuk ka një imazh shumë të mirë në mesin e personelit mjekësor.

Jo të gjithë janë skeptikë, por ata që janë mjaftojnë për të shkaktuar një problem serioz në Gjermani. Në një intervistë për gazetën “Rheinische Post”, Frank Montgomeri, kryetari i Shoqatës Botërore të Mjekëve, tha se vaksina është një zgjedhje e dytë në radhë.

“Ne nuk mund të injorojmë faktin që ajo është më pak efektive”- thotë ai. Ai shtoi se beson se njerëzit me një rrezik më të lartë për t’u infektuar, sikurse është personeli mjekësor duhet të vaksinohen me vaksina më efektive.

Deklarata të tilla, të kombinuara me raporte mbi gjoja efektet e rënda anësore të kësaj vaksine, kanë një efekt viral në internet. Në landin e Hesenit, zyrtarët e pranojnë në heshtje se nuk kanë mjaftueshëm njerëz nën65-vjeç që duan të marrin vaksinën e AstraZeneca. Kryqi i Kuq Gjerman ka raportuar se gati në50 raste, njerëzit nuk u paraqitën për takimin e tyre të vaksinimit, ose u përpoqën të bënin një vaksinë tjetër.

AstraZeneca i ka dorëzuar deri më tani Gjermanisë 736.800 doza të vaksinës së saj. Por Instituti Robert Koch (RKI), qendra kryesore e vendit për kontrollin e sëmundjeve, thotë se deri tani janë injektuar vetëm 106.586 nga këto doza. Javën e ardhshme, kompania do të sjellë në Gjermani edhe 750.000 doza të tjera, dhe shifra pritet të arrijë në 5.6 milion deri në fund të marsit.

Për shkak të komenteve negative që vijnë nga qarqet mjekësore, nuk është aspak e habitshme pse njerëzit e zakonshëm janë shumë të pasigurt. Por vaksina e AstraZeneca, është ajo që synon të ndihmojë në dhënien sa më shpejt fund të pandemisë së Covid-19.

Plani i kancelares Angela Merkel për të vaksinuar çdo njeri në Gjermani deri në shtator, do të vihet në rrezik, nëse shumë njerëz nuk dëshirojnë të vaksinohen me vaksinën e AstraZeneca. Në dallim nga vaksinat e BioNTech dhe Moderna, ajo e AstraZeneca nuk ka nevojë që të transportohet në temperatura jashtëzakonisht të ftohta.

Furnizimet me vaksinat e BioNTech dhe Moderna, mund të mos jenë të mjaftueshme për të vaksinuar më shumë se 50 milion njerëz në Gjermani deri në vjeshtë të këtij viti. Ndaj nevojitet më shumë informimi i qytetarëve për llojet e ndryshme të vaksinave, pasi kakofonia e javëve të fundit ka qenë pjesërisht rezultat i një komunikimi publik skandaloz,

për të cilin kanë faj thuajse që të gjithë aktorët e përfshirë: industria e farmaceutikës, politikanët, mjekët dhe mediat.

Parë në mënyrë objektive, vaksina e AstraZeneca është mjaftueshëm e aftë që ta ngadalësojë pandeminë, pavarësisht nëse u jepet shoferëve të autobusëve, arkëtarëve në supermarkete apo infermierëve. Rezultatet përmbledhëse të studimeve të kryera si pjesë e procesit të miratimit, treguan 60 për qind të efikasitet pas marrjes së 2 dozave.

Kjo shifër mund të duket e ulët, veçanërisht kur krahasohet me BioNTech dhe Moderna, që është rreth 95 për qind. Gjithsesi, përqindja e efektivitetit nuk tregon se tek sa njerëz funksionon vaksina dhe tek sa të tjerë jo. Efektiviteti përshkruan përqindjen me të cilën zvogëlohet rreziku i njerëzve të vaksinuar për t’u prekur nga Covid-19, krahasuar me njerëzit e pa vaksinuar.

Gjatë testeve të saj, AstraZeneca u dha rreth 10.500 njerëzve vaksinën e saj ose një placebo. Rreth 218 prej tyre u preken nga Covid-19, 154 në grupin e placebos dhe 64 në grupin e të vaksinuarve. Pra, gjatë periudhës së studimit, vaksinimi parandaloi 90 raste të sëmundjes dhe e reduktoi me 60 për qind rrezikun e prekjes nga sëmundja.

Nuk ka dyshim:Rezultatet e testeve të BioNTech dhe Moderna janë më të mira, por vaksina AstraZeneca e zvogëlon ende ndjeshëm rrezikun. Sipas të dhënave të fundit, pas dozës së dytë, asnjë pjesëmarrës i vetëm në studim nuk u sëmur aq rëndë me Covid-19 sa të detyrohej të shtrohej në spital apo të vdiste.

Ministri i Shëndetësisë Jens Shpan, dhe virologët Kristian Drosten dhe Karl Lauterbah, kanë konfirmuar besueshmërinë e AstraZeneca. Shpan premtoi se do të vaksinohej menjëherë me këtë vaksinë sapo të vijë radha e tij.

Ekspertë si Drosten besojnë se rreziqet reale nuk janë efektet anësore të vaksinave por mutacionet e virusit. Mbetet ende e paqartë se si do të funksionojnë vaksinat e miratuara deri më tani kundër mutacioneve të tilla. Por AstraZeneca ka deklaruar se testet laboratorike, tregojnë se deri tani vaksina është mesatarisht efektive kundër variantit të Afrikës së Jugut. / “Der Spiegel” – Bota.al

Back to top button