Letersi

Fundjava e trishtë e letërsisë. Ikin nga kjo botë Umberto Eco dhe Harper Lee

Screen Shot 2016-02-20 at 11.22.16

Ndërron jetë Umberto Eco, një prej intelektualëve italianë më të famshëm në botë. Shkrimtari ishte 84 vjec. Shkrimtar, semiolog, docent universitar. Eco ka qenë një prani e rëndësishme në jetën kulturore italiane të gjashtëdhjetë viteve të fundit, por emri i tij mbetet i lidhur pazgjidhshmërisht, në nivel ndërkombëtar, me suksesin e jashtëzakonshëm të romanit të tij “Emri i trëndafilit”, botuar në 1980 dhe më vonë i shndërruar në një bestseller ndërkombëtar, përkthyer në të gjithë botën dhe me miliona kopje të shitura.

Të ripërshkosh jetën dhe karrierën e Umberto Ecos do të thotë të rindërtosh një pjesë të rëndësishme të historisë kulturore italiane, edhe sepse Eco ka përfaqësuar para së gjithash zhbërjen e një sistemi të vjetër dhe kokëfortësisht akademik.

I lindur në Alessandria, diplomuar në Filozofi në Universitetin e Torinos në vitin 1954 me Luigi Pareysonin. Që jeta e Ecos nuk do të ishte vetëm ajo akademike, ishte kuptuar shumë shpejt. Në të njëjtin vit të diplomimit, mori pjesë në një konkurs të RAI-t, që e fitoi. Që nga ai moment, rrugëtimi i Ecos do të ishte një alternim i jashtëzakonshëm roles institucionalë dhe “shpikjesh” të paparashikueshme. Element dallues i të gjithë veprave të tij do të ishte gjithmonë kurioziteti i jashtëzakonshëm. Kuriozitet që do ta shtynte të studionte dhe analizonte me të njëjtin rigorozitet veprën e Shën Tomazit dhe Majk Bonxhornos, dorëshkrimet mesjetare dhe librat me figura.

Umberto Eco është për të gjithë, semiologu. Një prej studiuesve italiane që me zell dhe me interes të madh ka përqafuar të gjithë studimet e semiologjisë. Dhe që falë angazhimit të tij kanë hyrë me forcë në programet studimore universitare, shpesh herë me sukses.

Në vitin 1956 doli vepra e tij e parë “Problemi estetik i Shën Tomazit”. Në vitin 1963 u botua një libër që tashmë është shndërruar në klasik, “Ditari minimal”, vëllim që përmbledh shkrime si Fenomenologjia e Majk Bonxhornos dhe Elozhi i Frantit. Më pas botoi një tjetër klasik, “Struktura e munguar”, në vitin 1968. Por famën në nivel ndërkombëtar do ta arrinte në vitin 1980, me “Emrin e trëndafilit”. Një roman që do t’i zbulojë fillimisht Italisë, dhe pastaj gjithë botës, përmes formulës së trillerit, intrigës dhe misterit, botën e mrekullueshme mesjetare. Me Emrin e trëndafilit Eco do të fitonte Cmimin Strega në 1981 si dhe shumë cmime në nivel ndërkombëtar. Por përtej cmimeve, Emri i trëndafilit përfaqësonte dëshirën e Ecos për t’u dhënë dinjitet të barabartë të gjithë formave kulturore. Pas “Emrit të trëndafilit”, erdhën “Lavjerrësi i Fokosë”, “Ishulli i të djeshmes”, “Varreza e Pragës”, deri tek më i fundit “Numri zero”. Të gjithë bestsellera.

Ndërron jetë Harper Lee

Harper Lee, romani debutues i të cilës “Të vrasësh zogun përqeshës” përjetësoi emrin e saj, me historinë e tij të drejtësisë dhe racës në një qytet të vogël jugor dhe u shndërrua në një klasik të letërsisë, ka ndërruar jetë në moshën 89 vjecare. 

Libri i saj fitoi Cmimin Pulitzer dhe Gregory Peck, që luan rolin e Atikut në filmin bazuar mbi këtë libër, fitoi një Oscar si autori më i mirë. Personazhi i librit, Finch, është konsideruar heroi më i madh në historinë e kinematografisë amerikane./bota.al

Leave a Reply

Back to top button