Psikologji

Gary Vaynerchuk: “Duhet të kuptosh se kush je, për ta pasur më të lehtë të jesh ai/ajo që do të jesh”

“Shumë njerëz në botë nuk e dinë se çfarë duan në jetë, dhe disa, për fat të keq, vdesin pa e mësuar një gjë të tillë. Mirëpo, ajo që të gjithë duhet të dinë, është se nuk mund të ecësh shumë larg në jetë pa e njohur mirë veten, pa e kuptuar se çfarë kërkon të arrish në jetë. Unë nuk mund të isha ky që jam sot, nëse nuk do kisha kaluar ditë të tëra duke kërkuar të njihja aftësitë e mia.

Linda në një familje të varfër, por sot kam vënë më shumë pasuri, se shumë nga ata që pasurinë e kanë të trashëguar nga prindërit. Punoja dhe fitoja nga 3000$ gjatë gjimnazit, ndërkohë që merrja nota të ulëta dhe të gjithë mendonin se isha një dështak. Të tjerët ecnin me idenë e prindërve të tyre që të jesh një njeri shumë i mirë, duhet të ishe një nxënës shumë i mirë. Ata shpesh e stërmundonin veten të dilnin mirë, vetëm se prindërit u kishin thënë ashtu. Shumë prej aty që më mendonin dështak. sot më respektojnë rrugës. Dhe i gjithë suksesi im ndodhi sepse i kushtova kohë të gjatë njohjes së vetes. Unë dilja para pasqyrës dhe e pyesja veten, se çfarë doja të bëhesha në jetë.  E mendoja veten në profesione të ndryshme dhe ajo që më bënte përshtypje që në atë kohë, është se unë nuk doja të kisha shef mbi vete. Kjo është arsyeja se pse sot jam një sipërmarrës.

Kështu duhet të bësh edhe ti. Shpenzo kohë për të njohur veten tënde. Kupto se çfarë kërkon të arrish në jetë. Vetëm ty të takon diçka e tillë dhe nuk duhet ta lësh pas dore, sepse gjithë jetën do ta vuash një moskokëçarje të tillë. Kupto se vetëm duke e njohur veten tënde, mund të arrish të bëhesh personi që kërkon të bëhesh. Vetëm duke e kuptuar çfarë kërkon, mund të arrish të jesh çfarë do të jesh. Unë dua që pasi të lexoni këtë material, të reflektoni dhe të kuptoni çfarë doni të arrini në jetën tuaj. Ju nuk mund të vendosni që tani, pasi njohja e vetes kërkon kohë, por nëse nisni që tani, nuk do të humbni më kohë dhe suksesi juaj mund të vijë akoma më shpejt.

Shikohu në pasqyrë dhe pyete veten se çfarë do të jesh në gjithë pjesën e mbetur të jetës tënde. Kjo gjë të takon vetëm ty…” / bota.al

Leave a Reply

Back to top button