Sport

Gati oferta: A do të shkojë Fabregasi tek Milani?

Ekipi i Milanit ka filluar që tani të mendojë për tregun e transferimeve të verës. Pronarët e rinj, kinezë duket se janë të gatshëm të shpenzojnë shuma të mëdha për t’i rikthyer kuqezinjve lavdinë e dikurshme.

Cesc Fabregas duket se është një nga emrat e përzgjedhur nga drejtuesit milanezë për të përforcuar ekipin në tregun e transferimeve verore.

Sipas Daily Telegraph, ditët e fundit Milani i ka dorëzuar Chelseat një ofertë zyrtare prej 30 milionë eurosh, për blerjen e mesfushorit spanjoll.

Fabregas duket se nuk po kalon periudhë shumë të mirë te blutë e Londrës, pasi trajneri Antonio Conte nuk e llogarit atë si titullar.

Nëse do të pranonte transferimin, mesfushori spanjoll do të ishte një përforcim mjaft interesant për mesfushën kuqezi dhe do të rikthente entuziazmin e munguar në klub.

Leave a Reply

Back to top button