Sport

Gazzetta dello Sport: “Kartolina nga Xhenova, provincë e Tiranës…”

nd 1Kartolina nga Xhenova, provincë e Tiranës. Pak kohë më parë, De Biasi mbetej i habitur kur gjente në Islandë pothuajse një mijë shqiptarë, që ndiqnin kombëtaren. Më pas, me kalimin e kohës, e ka kuptuar: ky është një pasion i vërtetë, i madh, i vërtetë. Ja përse edhe në stadiumin Ferraris, drejt të cilit që dy orë përpara fërshëllimës së parë të arbitrit u shfaqën tifozët me një banderolë gjigande e cila nuk ka nevojë për koment (“Populli shqiptar është pranë popullit Ligur”), ka dy momente që janë larg në kohë mes tyre, por në të njëjtën kohë të bashkuar, e që ndihmojnë për ta kuptuar më mirë këtë koncept.
FALEMINDERIT ITALI
Ndodh në momentin e himnit, i cili shkakton shpërthimin e duartrokitjeve të më shumë se 23 mijë tifozëve mysafirë, pothuajse të gjithë të mbështjellë me ngjyrat e kuqe dhe shqiponjën dykrenare në qendër. Më pas, shumë prej tyre të veshur me fanelën e kapitenit Cana, për habinë e gjenovezëve të pranishëm, këndojnë madje edhe himnin tonë. Këtu kish nga ata që kishin para syve turpin e sfidës së fundit të Beogradit, por ajo është tjetër histori. Vijnë nga shumë rajone të Italisë, dhe ajo duartrokitje dëshmon jo vetëm dashurinë për ngjyrat e tyre, por mbi të gjitha mirënjohjen për Italinë, atdheun e tyre të dytë. Eshtë një leksion autentik i sportit, dhe vështrimet në tribunën e nderit e dëshmojnë.
SHQIPTARE TE BOTES
Pjesa tjetër ndodh në fillimin e pjesës së dytë, kur shpaloset një banderolë e madhe në anglisht, me ngjyrat kuq e zi në një sfond të bardhë. Aty shkruhej: “Nuk ka rëndësi si dhe ku. Jemi krenarë që jemi shqiptarë, kudo”. Këtu përmbysen rolet, sepse janë gjenovezët, me ngjyrat kuqeblu dhe të kaltër, nuk ka rëndësi, që ngrihen në këmbë dhe duartrokasin. De Biasi mund të jetë krenar për futbollistët që stërvit. Edhe për atë fanelën e kaltër me numrin 8 që Conte ia dha para ndeshjes. Kartolina nga Xhenova, provincë e Tiranës./La Gazzetta dello Sport/
Përgatiti: bota.al

Leave a Reply

Back to top button