EkonomiHistori

“Bjeri kokës!” George Sorosi dhe “e mërkura e zezë”, si e “theu” miliarderi Bankën e Anglisë

Screen Shot 2015-08-26 at 5.13.53 PM

Kolapsi i ekonomisë greke, dhe efekti i tij domino mbi Spanjën, Portugalinë dhe vende të tjerë në zonën e Euros, ishte në shumë drejtime një përsëritje e një krize financiare të mëparshme – shpërbërja e Mekanizmit të Këmbimit të Valutës në vitin 1992. Atëherë ashtu si sot, politikëbërësit europianë treguan shumë pak durim me tregjet, apo për të kuptuar tregjet. Atëherë ashtu si sot, Gjermania dukej përbuzëse ndaj ekonomive më pak konkuruese në periferinë e Europës.

Kriza e vitit 1992 nisi të premten në 9 shtator, kur spekulantët e valutës detyruan zhvlerësimin e liretës italiane. Deri të martën e javës tjetër, Britania po përballej me të njëjtin fat. Në këtë rrëfim të marrë nga libri “Më shumë para se sa Zoti”, Sebastian Mallaby tregon historinë e krizës, nga brenda “kabinës së pilotit” të “Quantum Fund”-it të George Sorosit.

***
Të martën, në 15 shtator, stërlina mori një tjetër goditje të fortë. Ministri i Financave i Spanjës i telefonoi Norman Lamontit, homologut të tij britanik, për ta pyetur si po shkonin gjërat. “Tmerr”, u përgjigj Lamonti.
Atë mbrëmje, Lamonti thirri një takim me Robin Leigh-Pembertonin, guvernatori i bankës së Anglisë. Të dy ranë dakord, që Banka qendrore duhej të
blinte agresivisht stërlina mëngjesin e ardhshëm. Nga fundi i takimit, Leigh-Pembertoni lexoi një mesazh nga zyra e tij e shtypit. Helmut Schlesingeri, presidenti i Bundesbankut të Gjermanisë, kishte dhënë një intervistë për “The Wall Street Journal”, si dhe një gazetë financiare gjermane, “Handelsblatt”. Sipas një agjencie shtypi, Schlesingeri besonte që ishte i nevojshëm një rikonstruksion i gjerë i monedhave të Europës. Lamonti mbeti i shtangur …

Duckenmilleri hyri në zyrën e Sorosit dhe i tha se kish ardhur koha të viheshin në lëvizje. Ai kish vënë një bast 1.5 miliardë dollarësh kundër stërlinës që në muajin gusht, por tani ishte “faza e fundit të luftës” dhe ai dëshironte të vepronte me forcë, por me një forcë që rritej gradualisht.

Sorosi e dëgjoi dhe u duk i mëdyshur. “Nuk ka kuptim”, kundërshtoi ai.

“Cfarë do të thuash?”, e pyeti Duckenmilleri.

Epo, u përgjigj Sorosi, nëse Schlesingeri ishte cituar në mënyrë të saktë, përse duhej vepruar gradualisht? “Bjeri kokës!”, e këshilloi Sorosi…

[real3dflipbook id=”427″]


 

Leave a Reply

Back to top button