Sport

Gjithçka kuqezi, tashmë në dyqan zyrtar

Screen Shot 2016-06-08 at 10.47.56Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar që prej sot është hapur dyqani zyrtar ku të gjithë fansat e Kombëtares të blejnë unifoma të Shqipërisë, apo material të tjera.

Diçka të tilla federata e lajmëron me anë një artikulli të postuar në uebsajtin zyrtar ‘fshf.org” teksa në të shkruhet si më poshtë:

“Të gjitha ata që kanë dëshirën për të blerë uniforma të skuadrës kombëtare, suvenirë apo materiale të tjera, të përgatitura prej saj, tani do ta kenë më të lehtë.

Është hapur sot, dyqani zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit,. Ai ndodhet në rrugën “Themistokli Germenji” nr 20 pingul me rrugën e Elbasanit, përballë ambasadës amerikan.

Kryesisht ai do të përmbajë material të sponsorit teknik Macron, si uniforma lojë për të gjitha moshat, tuta, jelekë, xhupa, kapele dhe shumë materiale të tjera.

E veçanta e kësaj iniciative të re, të Federatës Shqiptare të Futbollit, është që të gjitha materialet që blehen në këtë dyqan janë origjinale si ato që përdor skuadra kombëtare dhe mund të personalizohen, duke shkrujtur emrin që dëshiron.

Krahas materialeve të sponsorit teknik “Macron”, atje mund të gjeni edhe aksesorë të tjerë”./Sportal

Leave a Reply

Back to top button