Shkence

Gjithçka për pushtetin / Zbulohet një arsye e re përse shoqëritë e lashta praktikonin flijimin

Flijimi i njerëzve është sot, pjesë e legjendave urbane apo vrasjeve seriale, të disa shpellarëve të çmendur. Por gërmoni më thellë në histori, dhe do të gjeni se kjo ishte pjesë e shumë shoqërive, dhe ka ndodhur në shumicën e rajoneve të botës. Këto përfshijnë Paqësorin e Jugut, Japoninë e lashtë, shoqëritë e hershme të Azisë Juglindore, Evropën e vjetër, disa kultura  të amerikanëve nativë, në Mesoamerikë, si dhe mes disa qytetërimeve të mëdha të botës së lashtë. Babilonia, Egjipti, Kina, Greqia, dhe madje edhe pararendësit e romakëve, të gjithë praktikonin vrasje rituale. Në Egjiptin e lashtë dhe Kinë, për shembull, skllevërit shpesh varroseshin të gjallë, së bashku me trupin e sovranit të tyre, për t’i shërbyer atij në jetën e përtejme.

Edhe pse dënuar nga komuniteti ndërkombëtar dhe fshirë nga faqja e dheut (për aq sa dimë), ideja e flijimit njerëzor ende shkakton të dridhura. Ndoshta kjo ndodh për shkak se, praktika bie ndesh me gjithë sa ne konsiderojmë të shtrenjtë. Të drejtat e njeriut duhet të lartësohen, ndonëse në shumë vende të botës, ka vetëm fjalë boshe.

Ne na është thënë se në të kaluarën e lashtë të njerzimit, kjo praktikë makabre kryhej për të qetësuar perëndi të caktuara. Por, po sikur ky të ketë qenë thjeshtë justifikimi që u ofrohej masave? Po sikur të ketë patur një qëllim politik? Një studim i kohëve të fundit, botuar në revistën “Nature”, ka zbuluar se flijimet rituale njerëzore mund të kenë patur qëllime më të liga.

Këtu, shkencëtarët përdorën “hipotezën e kontrollit shoqëror,” për të sugjeruar se elitat përdornin vrasjet ceremoniale për të konsoliduar pushtetin. Duke qenë shtegu drejt hyjnores, dhe përcjellë atë që sipas tyre, donin perënditë, perandorët, priftërinjtë, dhe të tjerë në shkallët e larta të shoqërive, legjitimonin pushtetin e tyre në mendjet e njerëzve, duke u vetëlartësuar, përmes instalimit të një frike për të heshtur, në mesin e atyre që mund t’i pengonin. Psikologu Joseph Uatts dhe ekipi i tij gjetën prova që e mbështesin këtë hipotezë.

Studiuesit vlerësuan 93 kultura Austroneziane, një popull lundrues (dhe familje gjuhësore) me origjinë nga Tajvani, i cili erdhi dhe populloi pjesë të Australisë së lashtë, Azisë Juglindore, dhe Polinezisë. Me kalimin e kohës, shoqëritë e tyre u diferencuan shumë. 40 shoqëri janë gjetur që praktikonin flijimet njerëzore, në një moment në të kaluarën e largët. Uatts dhe kolegët e tij donin të dinin, se çfarë pasoje kishin vrasjet e ritualizuara në përbërjen shoqërore, sidomos në aspektin e shtresëzimit social dhe strukturës së klasave. Studiuesit i ndanë këto shoqëri në tri grupe: egalitare, me shtresëzim të moderuar, dhe shumë të shtresëzuara. Ata vlerësuan secilën, në varësi të lehtësisë së lëvizshmërisë sociale dhe hierarkisë shoqërore.

Uatts dhe kolegët gjetën dëshmi anekdotike se flijimet njerëzore ishte për marrje pushteti, si dhe një mënyrë për të ruajtur kontrollin shoqëror. Studiuesit përdorën një teknikë të quajtur analiza filogjenetike. Ajo është përdorur zakonisht për të ndjekur kthesat e evolucionit në një specie. Sociologët e përshtatën këtë teknik, për të studiuar zhvillimin gjuhësor. Këtu, ajo u përdor për të shqyrtuar marrëdhëniet mes kulturave të ndryshme që po studionin. Kjo i ndihmoi të kuptojnë, nëse tipare të caktuara në një kulturë ishin të pranishme në një tjetër, dhe të përcaktonin se çfarë marrëdhënie mund të kishin, flijimet njerëzore, në shtresëzimin shoqëror.

Informacionet u nxorrën nga të dhënat historike dhe etnografike. Edhe pse metodat ndryshonin dhe një sërë arsyesh përdoreshin për të justifikuar aktin e urryer, rezultatet ishin gjithmonë të njëjta, forcimi i pushtetit. Për më tepër, viktimat prireshin të ishin të njëjtë, dikush i statusit të ulët social, dikush tjetër skllav apo rob lufte. Analiza filogjenetike tregoi se filloi njerëzore filloi në shoqëritë egalitare, por pasi ajo u fut, këto patën prirjen që të shndërrohen në hierarki shoqërore. Pasi u vunë në zbatim, vrasjet e ritualizuara ndihmuan udhëheqësit që kishin më shumë kontroll.

Dy të tretat e shoqërive me shtresëzim të lartë e vinin në zbatim këtë akt, ndërkohë që nga shoqëritë egalitare, fetëm një të katërtat e bënin. Grupet që dikur praktikonin flijimet njerëzore, kishin më shumë kështjella të forta, tituj që trashëgoheshin dhe më pak lëvizshmëri sociale. Studiuesit konkluduan se “vrasjet rituale ndihmuan njerëzit për të kaluar nga grupet e vogla egalitare të të lashtëve, në shoqëritë e shtresëzuara që jetojmë sot”. Ndonëse sociologët e kanë hedhur këtë hipotezë edhe më parë, kjo është hera e parë që ajo është studiuar shkencërisht.

Shumë njerëz sot e mendojnë fenë si mbartësen e standarteve të moralit. Megjithatë ky studim, thotë Uatts “… tregon se si feja mund të shfrytëzohet nga elitat sociale në dobi të tyre”. Përderisa këto shoqëri patën begati, ajo rezultoi një metodë efikase kontrolli social. “Terrori dhe spektakli i aktit u maksimizua”, me qëllim arritjen e efektit të dëshiruar, tha Uatts për revistën Science. / Përgatiti: www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button