Sport

Godet sërish Manchesteri. Vidal shumë pranë

VidalManchester United po befason në ditët e fundit të merkatos. Pas afrimit të Di Marias për shumën e 75 milionë Eurove, ‘Djajtë e Kuq’ janë shumë pranë Arturo Vidal. Kiliani duket se ka arritur të bindet për të pranuar ofertën e United, e bashkë me të edhe Juventusi që do të përfitojë 43 milionë. Edhe pse drejtuesit e ekipit të Manchester United nuk e konfirmojnë, lajmin e kalimit të Vidal në Angli mediat e raportojnë të sigurt. Di Maria dhe Vidal janë dy blerje të goditura, nëse edhe ajo e kilianit do të realizohet, pasi do t’i jepnin akoma më shumë frymëmarrje ekipit në mesfushë, repart që në ndeshjet e fundit ka çaluar shumë. Vidal pëlqehet shumë nga trajneri Van Gal, që nuk i ka kursyer elozhet për mesfushorin në shumë raste. Në dy ndeshjet e para në kampionat United ka marrë një humbje dhe një barazim duke qenë larg objektivave.

Leave a Reply

Back to top button