Shkence

Goditja që formoi Hënën dhe zhduku një pjesë të Tokës

screen-shot-2016-09-16-at-14-19-21Gjatë një studimi u analizuan përbërjet izotopike të gurëve tokësore dhe atyre hënorë. Shpjegimi teorik mbi formimin e satelitit tonë natyror, Hënës, që daton 4500 milionë vite, mbetet më i arsyeshmi dhe më me baza në mjedisin shkencor. Egzistojnë dy teori që kanë në thelb përplasjen me një objekt të madh të quajtur Theia, por hulumtimi i ri i mëshon njërit prej tyre, atij të Theias me proto-Toka që pasoi me kthimin në pluhur të një pjese të të dy objekteve dhe që më pas u zgjeruan dhe në fund formuan Hënën. Hulumtuesit e universiteteve të Harvardit dhe Uashingtonit në St. Luis supozojnë që kjo goditje e të dy objekteve ishte kaq e dhunshme saqë shtresa e mesme e Tokës dhe e Theias u shpërbënë dhe u përzienë për të formuar një atmosferë dense avujsh dhe një masë shkrirëse (duke krijuar një lëng të emërtuar superkritik) që u zgjerua dhe u kristalizua në satelitin që njohim sot. Kjo shpjegon përbërjen izotopike që është kaq e ngjashme me atë të Tokës. Shkencëtarët egzaminuan 7 mostra të gurëve hënorë të misioneve të ndryshme (si meteoriti I Guarenjës, në Spanjë) dhe i krahasuan raportet izotopike të kaliumit me atë të 8 gurëve tokësorë nga shtresa e mesme e tokës dhe u zbulua se gurët hënorë ishin pasuruar me 0.4 për mijë me izotopin më të rëndë të kaliumit 41. Llogaritjet mbështesin teorinë se goditja që krijoi Hënën ishte kaq e madhe sa bëri që një pjesë e të dy trupave që u përplasën u avulluan dhe krijuan një disk lëngjesh superkritik nga i cili lindi sateliti ynë. Gjithmonë e më shumë po i afrohemi mistereve mbi origjinën dhe evolucionin e hënës dhe analizat e mostrave të reja të marra direkt nga ajo mund të jenë çelësi. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button