Horizonti.al

Google nderoi me një doodle Johann Carl Friedrich Gauss, “princin e matematikave”

Google nderoi lindjen e një matematikani të madh gjerman, Johann Carl Friedrich Gauss me një doodle plot ngjyra. Gausi, një nga matematikanët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, lindi në 30 prill të 1777 në një familje të varfër të Brunswick-ut, në atë kohë pjesë e perandorisë së shenjtë romake gjermanike. Qysh fëmijë shfaqi një inteligjencë larg të zakonshmes, mësoi të lexojë si dhe nocionet e para aritmetike. Sipas një anekdote të asaj epoke në moshën 9 vjeçare mësuesi i tij u kërkoi nxënësve të klasës të mblidhnin të gjitha numrat nga një deri në 100. Fëmija e gjeti përgjigjen shpejt. Talenti i tij zgjoi interesin e dukës së Brunswick –ut, i cili vendosi të paguajë shkollimin e djalit. Kështu Gausi hyri në Kolegjin Carolinium, sot Universiteti Teknik i Brunswick-ut. Në moshën 18 vjeçare bëri qasjet e para të ligjit të kuadrateve minimale që do t’i jepnin jetë teoremës së Gaus-Markovit. Në moshën 21 vjeçare përfundoi kërkimet artimetike, një punë kryesore për teorinë e numrave. Publikimi korrigjonte llogaritjet jo shumë të sakta që ishin bërë përpara dhe shërbeu si bazë e kërkimeve për ata që vinin më vonë. Kjo është arsyeja se pse shumë e quajnë Gausin “Princin e matematikave”. Megjithatë risitë e Gausit nuk mbetën vetëm tek matematika. Gjithashtu zbuloi ekuacionet për të përshkruar magnetizmin dhe kjo është arsyeja se gaus është matja e fushës magnetike dhe e elektricitetit. Ai studioi probabilitetin dhe astronominë duke krijuar një sistem për të llogaritur orbitën e planetëve. Për kontributin iu vu emri i tij një krateri në Hënë. Gausi tërhiqej nga kurioziteti. “Nuk është njohja, por akti i të mësuarit, nuk është zotërimi por akti i të mbërriturit atje që jep më shumë kënaqësi. Kur zbuloj një temë i largohem nga ajo për t’u rikthyer herë tjetër në errësirë,” – shkroi në Bolyai në 1808. Vdiq në moshën 77 vjeçare në 23 shkurt të 1855 nga një atak kardiak. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button