Horizonti.al

Google nderoi me një homazh dasmën mbretërore britanike

Dasma aq shumë e mirëpritur mes princit Harry dhe Meghan Markle në Windsor u festua edhe përmes internetit. Mes shumë të ftuarëve dhe anëtarëve të kastës mbretërore dhe me një protokoll strikt anglez, bota përjetoi martesën e Dukëve të rinj të Sussex. Google vendosi të nderojë këtë ditë me një doodle plot ngjyra. Imazhet i krijoi ilustruesi nga San Francisco,Vrinda V Zaveri, në të cilën shihet çifti të përshëndesë mijëra fanatikë të vendosur në rradhë për paradën zyrtare.  Deklarata zyrtare e Google-it britanik ndau imazhet dhe përdori hashtagun #RoyalWedding me emoji të një çifti unazash si dhe me linkun e transmetimit zyrtar. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button