Your Life

Gratë me këto karakteristika, dinë si të jenë vërtet të lumtura

Ka gra që duket se kanë zbuluar sekretin e lumturisë dhe zakonisht janë gra që zotërojnë disa karakteristika të veçanta.

Deri kohët e fundit, besohej gjerësisht në mesin e psikologëve se vetëm dy tipare të personalitetit ishin vendimtare në përcaktimin e lumturisë dhe mirëqenies së një personi.

Studimi psikologjik sugjeroi ekstrovertët dhe jo-neurotikët, si faktorë përcaktues për të pasur një mendje të lumtur.

Por kërkimet e reja kanë vënë gjithçka në pyetje. Nuk është aq e lehtë për të arritur lumturinë

Profesor Scott Barry Kaufman, një nga autorët e studimit të ri, shpjegoi në një intervistë pesë tiparet thelbësore për të arritur lumturinë e dëshiruar.

Gratë e lumtura i zotërojnë ato, ata kanë kryer me saktësi atë rrugë personale që i ka sjellë në arritjen e qëllimit ambicioz.

Por le të shohim se çfarë janë, në detaje:

1- ENTUZIASMI

Entuziasmi, karakteristika e parë, e domosdoshme që duhet zotëruar. Njerëzit entuziastë tentojnë të jenë më të shoqërueshëm.

Ata zakonisht janë miqësorë, argëtues, të hapur dhe kanë emocione dhe marrëdhënie pozitive.

Ata e dinë se si ta çmojnë atë që kanë, të shijojnë momentet e bukura të jetës dhe të shfrytëzojnë mundësitë që ofron.

2- QETESIA

Njerëzit që arrijnë të qëndrojnë të qetë, janë më të lumtur me veten dhe me të tjerët.

Ata janë sigurisht pak ose aspak neurotikë, ata nuk sikletosen kollaj dhe nuk janë të vënë poshtë nga rrethanat.

Ata gjithashtu kanë një ndjenjë më të madhe të autonomisë.

3- PUNETORE

Njerëzit punëtorë janë të disiplinuar, proaktivë, të fokusuar në sukses.

Ata janë këmbëngulës dhe gjithmonë përpiqen të arrijnë qëllimet e tyre duke punuar me pasion dhe këmbëngulje.

Kjo çon në një mirëqenie më të madhe personale dhe emocionale.

4 – DHEMBSHURIA

Dhembshuria shkon krah për krah me dashamirësinë, simpatinë e ndjeshmërinë.

Kujdesi për mirëqenien e të tjerëve do të thotë të përmirësosh vetveten. Studiuesit zbuluan se njerëzit e dhembshur janë më të lumtur dhe mirënjohës.

5- KURIOZITETI INTELEKTUAL

Mendimi i thellë rreth çështjeve komplekse dhe angazhimi i trurit në mendimin filozofik dhe intelektual mund të nënkuptojë një vetë-pranim më të madh, autonomi, rritje personale, qëllim dhe përmbushje.

Nuk është kaq e vështirë të inkorporohen këto pesë karakteristika në rast se nuk ekzistojnë.

Duhet të përpiqemi t’i vëmë në praktikë ato në jetën tonë çdo ditë.

Le të përpiqemi të jemi vërtet të lumtur!

Çfarë mendoni ju? A keni tashmë një ose më shumë nga karakteristikat e renditura? A ka të tjera që mendoni se mund të shtohen?

Leave a Reply

Back to top button