Sport

Griezmann drejt Manchester United. Por ka ende një kusht

Prej disa kohësh ka zëra për transferimin e mundshëm të Antoine Griezmann nga Atletico Madrid tek Manchester United. Operacioni mund të kryhet verën e ardhshme, duke pasur parasysh se negociatat kanë mbërritur në një pikë të mirë. Mendohet të jetë arritur gjithashtu një marrëveshje mbi pagën që sulmuesi do të marrë në Old Trafford: 13 milionë në sezon. Pyetja e vetme është e lidhur me pjesëmarrjen e Djajve të Kuq në Champions League vitin e ardhshëm.

Ashtu siç shkruan ‘The Sun’, dështimi për t’u kualifikuar nga ekipi i Murinjos në turneun më prestigjioz kontinental mund të jetë një frenues në negociatat për transferimin e sulmuesit. Manchester United aktualisht renditet i gjashti në Premier League, një pikë prapa Liverpoolit dhe dy prapa Arsenalit, ndërsa Manchester City, Tottenham dhe Chelsea janë edhe më përpara. Vendi i katërt të shpie në paraeleminatore, dhe kjo është garancia që ka kërkuar Griezmann. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button