Histori

Habsburgët – Një prej dinastive më të fuqishme të Europës, u shkatërrua prej martesave brenda vetes

Screen Shot 2016-05-20 at 07.12.10

Habsburgët ishin një prej familjeve më me ndikim në histori. Ata sunduan Perandorinë e Shenjtë Romake për 300 vite. Pati kohë kur ata sunduan mbi pjesën më të madhe të monarkive europiane. Spanja ishte nën sundimin e Habsburgëve për pothuaj 200 vite, por linja e tyre e gjakut erdhi e u ndal për shkak të martesave brenda tyre. Karli II ishte sundimtari i fundit Habsburg i Spanjës. Ai ishte i njohur për mungesat e mëdha mendore dhe fizike dhe – ndonëse u martua dy herë dhe mbretëroi për 30 vite – Karli nuk mund të kishte pasardhës.

Për problemet e tij fajësohej shtrigania dhe ai thirrej Karli që i kanë bërë magji. Sot ne e dimë se ishte për shkak të martesave brenda fisit. Në fakt kjo nuk ishte e pazakontë për atë kohë, pasi të gjithë familjet mbretërore preferonin linjën e tyre të gjakut. Megjithatë, Habsburgët e Spanjës e tepruan shumë dhe u bënë të njohur për martesat e vazhdueshme me xhaxhallarë e daja, mbesa dhe kushërinj të parë.

Një ekip shkencëtarësh përdorën informacin gjeneaologjik nga 3000 anëtarë të familjes së Habsburgëve në 16 breza dhe vendosën një koeficient të martesave brenda llojit. Ky koeficient tregonte probabilitetin e të trashëguarit të gjeneve të ngjashëm nga të dy prindërit. Filipi I, themeluesi  dinastisë, kishte një F = 0.025. Karli II e kishte 0.254, 10 herë më të lartë. Karli nuk ishte aspak Habsburgu i vetëm me këtë koeficient të lartë. Për shkak të kësaj mangësie, vetëm gjysma e fëmijëve të familjes jetonin më shumë se një vit. Dhe kjo në një kohë kur edhe fëmijët në fshatrat spanjollë kishin 80% shanse të jetonin deri në ditëlindjen e parë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button