Bota

“Hakmarrja sapo ka filluar”

BAGHDAD – Irani sulmoi dy baza amerikane në Irak, që strehojnë trupat amerikane me një breshëri raketash të mërkurën, njoftuan media zyrtare iraniane si dhe zyrtarë të Shteteve të Bashkuara, duke përmbushur premtimin e Teheranit për t’u hakmarrë për vrasjen e një komandanti të lartë iranian.

“Hakmarrja e ashpër nga Garda Revolucionare ka filluar,” tha Trupat e Gardës Revolucionare Islame në një deklaratë në një kanal të aplikacioneve për mesazhe në Telegram.

Zyrtarët ushtarakë irakenë thanë që Irani kishte goditur 22 raketa në dy baza ushtarake në Irak, ku janë vendosur trupat amerikane.  Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara fillimisht thanë se nuk kishte indikacione të menjëhershme të viktimave amerikane, dhe zyrtarë të lartë irakenë më vonë thanë se nuk pati viktima amerikane ose irakiane nga sulmet.

Pas sulmeve, Presidenti Trump, i cili është zotuar se do të reagojë fort ndaj çdo sulmi iranian ndaj objekteve amerikane, u takua në Shtëpinë e Bardhë me këshilltarët e tij të lartë të sigurisë kombëtare, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes Mark T. Esper dhe Gjeneralin Mark A. Milley, shefin e Shtabit të Përgjithshëm, për të diskutuar opsionet e mundshme të kundërgoditjes.

Leave a Reply

Back to top button