Video

VIDEOLAJM / Hidhet tek tigrat, por nuk e hanë. Donte të vetëvritej

tigratI ka shkuar dëm përpjekja për vetëvrasje një 27 vjecari. Ai ka dashur t’i japë fund jetës duke u hedhur në një kafaz tigrash, por nuk ia ka dalë pasi këta të fundit nuk janë shfaqur të interesuar për ta ngrënë.
27-vjeçari Yang Jinhai që është hedhur në kafazin e tigrave, pasi, sipas mediave kineze vuante nga depresioni dhe çrregullimet mendore. Madje ai ka bërë edhe disa veprime për të provokuar tigrat, por më kot. Kafshët e kanë kafshuar pas qafe dhe e kanë tërhequr zvarrë, por asnjë prej tyre nuk tregoi interes për ta ngrënë. Stafi i kopshtit zoologjik u vu në lëvizje duke qetësuar tigrat në mënyrë që ta shpëtonin. I riu ka shpëtuar me rreth 16 plagë të lehta dhe aktualisht është duke u kuruar për depresionin.

https://www.youtube.com/watch?v=RB61MgcBZFA

Leave a Reply

Back to top button