Shkence

Histeria e Berta Papenhajmit (Anna O) dhe ndërhyrja e Doktor Zigmund Frojdit

Screen Shot 2015-09-02 at 11.56.41

Për vite të tëra, kjo paciente e Doktor Jozef Bryjer dhe Frojdit, ka qenë e njohur vetëm si “Anna O”, në mënyrë që të mbrohej identiteti i saj i vërtetë, Berta Papenhajm. Ajo filloi trajtimin me doktor Bryjerin për shkak të një lloj histerie të çuditshme, që i filloi kur babai i saj u sëmur, u përkeqësua dhe në fund vdiq si pasojë e sëmundjes që e kishte kapur.

Ajo vuante nga një gamë e gjerë simptomash, duke përfshirë disponimin, haluçinacionet, një kollë nervore, shpërthime shkatërruese, dhe një paralizë e pjesshme. Një herë ajo harroi të flasë në gjuhën e saj amtare gjermane, ndërsa ishte në gjendje të lexonte dhe fliste vetëm në anglisht dhe frëngjisht. Bryjer kaloi qindra orë me të, duke e nxitur atë të fliste përmes problemeve, që ishin në rrënjë të vuajtjeve së saj.

Në fillim, ajo mundi të fliste vetëm përmes përrallash, duke sajuar tregime në lidhje me atë që mendonte dhe ndjente, në atë që ajo e quajnte “oxhak gjithëpërfshirës”. Gradualisht, ai ishte në gjendje ta hipnotizonte dhe çonte atë pas në momentet që e shqetësonin më tepër, duke i inkurajuar që të fliste rreth tyre, duke formuar bazën e një metode terapeutike që sot është mjaft i njohur.

Sesa sëmundja e saj mendore ishte e vërtetë, dhe sa pjellë e fantazisë për të mbajtur vëmendjen e terapistit tek ajo, kjo ka qenë për shumë kohë objekt debatesh. Frojdi, që kishte qenë mik i ngushtë dhe kolegu i Bryjerit (Frojdi madje e quajti edhe vajzën e tij të madhe, sipas gruas së Bryjerit), ai tha se po regohej paksa qesharak, pasi kishte humbur absolutisht komponentin seksual të trajtimit të saj.

Ai argumentoi, se në mënyrë të qartë, pjesë e problemit të saj ishte pasioni absolut ndaj doktor Brujerit. Frojdi ishte aq i sinqertë në bindjen e tij, saqë kjo çoi në papritur në një fund të hidhur të miqësisë mes tyre. Frojdi e përdori publikisht rastin e Papenhajmit, si bazë për punën e tij në terapinë psikoanalitike.

Gjithësesi, në të njëjtën kohë, ai kritikoi ashpër Bryjerin para studentëve të tij, dhe e përdori këtë rast si një shembull të asaj që mund të ndodhë, kur një terapist injoron ato që janë qartazi fantazi seksuale. Frojdi pohoi se pikëllimi i Papenhjamit mbi vdekjen e babait të saj, ishte në fakt për shkak të fantazive seksuale dhe inçestuoze, që ajo kishte ndaj tij.

Berta i transferoi këto fantazi tek Bryjeri, si një figurë e re autoritare. Sipas Frojdit, Bryjeri i kishte treguar një episod të fundit të trajtimin e saj, ku kishte ikur me nxitim nga shtëpia e saj, pasi pacienten e kishin kapur klithmat “histerike” (dhe të rreme) të lindjes. Ajo ishte e bindur se ishte shtatzënë me fëmijën e Bryjerit. Papenhajm e mohoi më vonë, duke thënë se asnjë nuk ishte vërtetë, ndërsa identiteti i saj i vërtetë u publikua vetëm pas vdekjes./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button