Enciklopedike

Histori intriguese prapa simboleve: Simboli i zemrës

Screen Shot 2016-06-30 at 14.08.03

Simboli me formë zemre është gjetur në piktogramat Cro-Magnone nga epoka e fundit e akullt, por kuptimin e saj modern, nuk e ka fituar deri në Mesjetë. Disa pretendojnë se ishte bazuar në formën e farës së bimës së silphiumit, në Afrikën Veriore. Kjo bimë, ishte një formë shumë e përhapur e kontrollit të lindjeve, deri sa u zhduk. Qyteti-shtet i Kireneas nxorri edhe monedha me formën e farës, që i ngjante shumë formës së zemrës.

Kjo mund të ketë ndihmuar asociimin e imazhit të saj, me seksin dhe dashurinë. Të tjerë pretendojnë se ka frymëzim më hyjnor, duke ekonsideruar simbolin modern të zemrës, si me prejardhje nga simboli mesjetar i Zemrës së Shenjtë, e cila përfaqësonte sakrificën e Jezu Krishtit, dhe shpesh herë paraqitej e mbushur me plagë. Kisha Katolike mëson që simboli iu zbulua në një vegim Shën Margaritës Mary Alocoque në shekullin e 17, aty ku shfaqej e rrethuar nga gjembat.

Historianët theksojnë se ky simbol është i njohur dhe ai është përdorur shumë më herët se sa besohet. Gjithësesi, ky simbol është bazuar në nocionet e keq-konceptuar të zemrës njerëzore që e shihnin si organ me tre “dhoma”. Besohej se ajo ruante pasionet njerëzore. Përpjekjet për të nxjerrë këtë nocion të zemrës mund ketë qenë shumë të përhapura në ikonografinë dhe pikturat mesjetare, dhe u rishfaqën shumë më vonë, me Ditën e Shën Valentinit, në Anglinë e shekullit 17./bota.al

Leave a Reply

Back to top button