HistoriMagazine

Historia e ëngjëjve, korrierëve të Zotit

Putra dhe mjekra në Irak

Për asirianët dhe babilonasit perëndia Anu kishte në shërbim të tij qeniet e quajtura Sukkal (që do të thotë të dërguarit). Në mesin e babilonasve gjejmë ndër të tjera, Papsukal dhe Gibil, të dy të ngarkuar si lajmëtarë të vullnetit hyjnor. Për asirianët, ndërmjetësit midis perëndive dhe njerëzve ishin si kjo qenie me krahë, e gjetur në Nimrud (Irak).

Në Persi ishin kështu …

Dy “engjëj” të tjerë me mjekër, jo në shërbim të Zotit biblik, por në shërbim të Ahura-Mazdas, perëndia supreme e Zoroastrit (shekulli i gjashtë para Krishtit). Ahura Mazda kishte krijuar shtatë entitete të quajtur Amesha spenta (përfitime të pavdekshëm). Këto bashkëpunuan në krijimin e botës. Kjo fe monoteiste kishte, 600 vjet para Krishtit, edhe figura të ngjashme me engjëjt mbrojtës, të quajtur fravashi. Ata ishin shpirtëra “të dyfishtë” të çdo individi, që kishin ekzistuar para lindjes së njerëzve dhe vazhdonin edhe pas vdekjes së tyre.

Edhe filozofët besonin tek engjëjt

Filozofi Platon i referohej ndërmjetësve mes qiellit dhe tokës, duke e quajtur Eros. Aristoteli fliste për krijesa frymore me shpirt të pastër, që nuk u nënshtrohen pasioneve njerëzore, por në gjendje të bënin të mundur lëvizjen e universit. Koret ëngjëllore të Dantes në Mesjetë dhe hierarkitë kryesore burojnë nga ky vizion aristotelian.

Shpirtërat në Islam

Edhe në Islam, përveç ëngjëjve “të rëndësishëm” u konceptuan të tjerë më të vegjël, si ata të kësaj pikture të vitit 1837, me Imam Aliun dhe të bijtë. Kishte peshë edhe një traditë e lashtë “pagane” me xhinde dhe shpirtëra.

Korrierë për Profetin

Nëse ekziston Kur’ani, i detyrohet edhe Xhibrilit (Gabrielit) që kontaktoi me Muhamedin, sipas traditës islamike. Në Islam parashikohen tre lloje krijesash me krahë: ëngjëjt, me funksione të ngjashme me ato në hebraizëm dhe kristianizëm, xhindet, që mund të jenë armiqësorë ose dashamirës për njeriun, dhe shejtanët.

Ndihmës të Zotit

Në fenë hebraike, ëngjëjt (“malak”), të krijuar nga Zoti në ditën e dytë, kanë detyrën që të nderojnë Perëndinë dhe t’u paraqesin njerëzve vullnetin e tij; tre ëngjëj (Mikeli, Gabrieli dhe Rafaeli) kanë funksion udhëheqës. Përreth tyre ndodhen një mori ëngjëjsh emrat e të cilëve përfundojnë të gjithë me -el, domethënë Zoti.

Lajmëtarë dhe këshilltarë

Për t’i dalluar nga ëngjëjt paganë, të krishterët i humanizuan: tre ëngjëj pa krahë.

Shfaqje të rëndësishme

Në fenë katolike ëngjëjt shfaqen në momentet më të rëndësishme, si ky engjëll që qanë, tipar i një Kryqëzimi të Giottos.

Dhënës të drejtësisë

Armët nisën të shfaqen duke nisur nga shekulli V. Në këtë foto shfaqen Shën Mikeli me armaturë.

Engjëj të vegjël muzikantë

Në fillimet e Rilindjes nisën të shfaqen fëmijë-engjëj lakuriqë, dhe më vonë edhe muzikantë, si në këtë pikturë të Rosso Fiorentinos. Lidhja e ëngjëjve me muzikën dhe matematikën buron nga koret ëngjëllore që mendohej se vinin nga qiejt.

Sjellësit e dritës

Një pikturë e Uilliam Blake, ku ëngjëjt (mbi Jezusin në varr) paraqiten si esenca të dritës.

Diabolikë

Në traditën judeo-kristiane, djajtë janë engjëj të poshtëruar. (Piktura: “Rënia e ëngjëllit” e Chagall).

Reshtime ëngjëllore

Dhe sa janë ëngjëjt në shërbim? 10 mijë herë 10 mijë (pra 100 milionë) për personazhin biblik, Danielin. Në Kabalanë hebraike flitet pr më shumë se 310 mijë ëngjëj, nga të cilët 133 mijë të dërguar prej Zotit. Mësuesi i Shën Tomazit, Alberti i Madh, kishte llogaritur 4 miliardë.

Engjëjt mbrojtës

Engjëjt mbrojtës erdhën vetëm pas Kundër-reformës, në përgjigje të protestantëve që u kishin dhënë reshtimeve ëngjëllore thjeshtë role shfaqjeje. Vetëm Mbrojtësit do të ishin pra, po aq sa banorët e Tokës. në pikturë, një ëngjëll mbrojtës i parë nga një piktor gjerman në vitet 800.

Historia moderne

Por, besohet apo jo tek ëngjëjt, argumenti mbetet serioz. Për ta thënë sipas psikanalistit të famshëm Carl Jung, 4000 vite besim tek këto krijesa kanë krijuar një “të vërtetë” të depozituar në një serbator të madh që quhet “e pandërgjegjshmja kolektive” (praktikisht një vizion i botës i përbashkët për të gjithë dhe i përftuar në mënyrë të pavetëdijshme) dhe ëngjëjt janë të rëndësishëm si pika referimi kulturore në mënyrën tonë të të menduarit, si për ata që besojnë, si për ata që nuk besojnë.

Nuk duhet të habitemi nëse një biolog evolucionist si Rupert Sheldrake, beson tek ta, edhe pse në një mënyrë moderne: sipas tij janë kodifikues të “formës” jo vetëm tek njeriu, por tek të gjitha speciet mbi Tokë. Praktikisht, mbrojtës të “idesë” së ADN-së. /Focus – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button