Histori

Historia: Si ka ndryshuar higjiena përgjatë shekujve?

Historia e higjienës është e pabesueshme. U deshën shekuj që njerëzit të fitonin zakonet e sotme të shëndetshme të higjenës. Mjafton të themi se në Evropë, nga periudha e Rilindjes deri në Iluminizëm, larja ishte e ndaluar nga mjekët,pasi ata besonin se uji i hapte poret e lëkurës, përmes të cilave mund të depërtonin sëmundje të rënda.

Kjo shpjegon edhe faktin pse mbreti francez Luigji XIV, i njohur si Mbreti Diell, u la vetëm 2 herë gjatë 72 viteve të mbretërimit të tij (nga vitit 1643, kur ishte më pak se 5 vjeç, deri në vdekjen e tij në vitin 1715). Nga ana tjetër, çdo ditë ai shpëlante duart me ujë aromatik dhe fërkonte fytyrën me një peshqir të lagur.

Zakone të këqija

Për më tepër, njerëzit në atë kohë ndërronin rrobat disa herë gjatë ditës, pasi në atë shekull dominonte ideja se rrobat e pastra garantonin higjenën personale, duke i hequr papastërtitë nga lëkura. Prandaj kemi edhe paradën e shkëlqyer të jakave dhe mëngëve, siç shihet për shembull në pikturat holandeze të kohës.

Nga fundi i viteve 1700, ideja për të bërë një banjë javore fitoi mbështetje midis klasave të pasura, ndërsa pastërtia e shtresave të ulëta u bë një çështje shqetësuese për autoritetet vetëm nga fillimi i shekullit XIX-të, pasi industrializimi çoi shumë njerëz nga fshati në qytete.

Plehu dhe mbeturinat

Papastërtitë e rrugëve bënë që njerëzit të shqetësohen jo pak, kjo edhe për shkak të teorisë mjekësore të miazmave, që shpjegonte origjinën e sëmundjeve infektive përmes përhapjes në ajër të “miazmave”, pra mikropjesëzave helmuese nga mbeturinat, papastërtitë dhe plehu organik.

Më vonë, me publikimin e teorisë së mikrobeve të Lui Pastër, e cila i sheh mikrobet si shkakun kryesor të shumë sëmundjeve, qeveritarët vendosën të ndërtonin sistemet e para moderne të kanalizimeve dhe furnizimit me ujë, të zgjeronin mbledhjen e mbeturinave dhe të përuronin tualetet e para publike. / Focus – Bota.al

Back to top button