Histori

Hitleri përballë Stalinit: Fuqia vdekjeprurëse e paranojës

Seria: Duelet e mëdhenj të historisë

Adolf Hitleri është i sigurt: Vetëm Jozef Stalini mund të pengojë planet e tij. Udhëheqësi i Rajhut Gjerman bën ecejake lart e poshtë në Berghof, selia e tij në Alpet Bavareze. Në mënyrë që të sulmojë me sukses Poloninë, Hitleri ka nevojë për diktatorin sovjetik në anën e tij, kështu që në 1939 ai i ofron Stalinit gjysmën e Polonisë, si pjesë e Paktit Molotov-Ribbentrop. Rreth 1.200 kilometra larg në Kremlin, Stalini ka lexuar në mënyrë të përsëritur “Mein Kampf” të Hitlerit me mesazhet e tij mbi superioritetin e racës ariane, shkatërrimin e hebrenjve dhe të këqijat e bolshevizmit, kjo e fundit lëvizja mbi të cilën u themelua Bashkimi Sovjetik.

Në këtë kohë, Stalini tashmë ka vrarë miliona njerëz dhe ai ndjen të njëjtin potencial vrastar tek Hitleri – udhëheqësi nazist është një pasqyrë e përsosur e mizorisë çnjerëzore të tij. Pakti jo-agresiv është firmosur, por kurrë nuk zhvillohet në një aleancë të vërtetë. Është thjesht një pranim i frikës së përbashkët, që motivon marrëveshjen. Ajo mban vetëm dy vjet, para se dëshira e njërit për të sulmuar tjetrin bëhet shumë e madhe. Hitleri bën hapin e parë, duke urdhëruar pushtimin e Rusisë në vitin 1941. Rezultati është dueli më brutal në historinë botërore, një seri betejash ushtarake që mbytin Evropën në një det gjaku.

Despotët e çmendur si Hitleri mund të lënë një trashëgimi shkatërruese, madje edhe kur ata veprojnë më vete – por këtu, dy tiranë paranojakë vunë në lëvizje një përshkallëzim, që tronditi themelet e qytetërimit. Frika e tyre nga armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm u pasqyrua në shtypjen brenda vendeve të tyrei – ata iu përgjigjën çdo kërcënimi të mundshëm me dhunë. Terrori kundër armiqve të brendshëm dhe të jashtëm u rrit deri sa erdhi koha për t’u kthyer kundër armiqësisë më të madhe: një aleati të mëparshëm. Spiralja e deluzioneve të dy udhëheqësve do të rezultojë në më shumë se 25 milionë të vdekur sovjetikë, brenda dhe jashtë fushës së betejës, ndërsa shifra e krahasueshme për Gjermaninë ishte më shumë se 7 milionë. Në fund, Stalini del fitimtar. Shumë historianë me dëshirë e konsiderojnë atë të keqen më të vogël, qoftë edhe vetëm për shkak se gjermanët besohet se kanë vrarë 11-12 milion civilë, ndërsa totali për periudhën e Stalinit është “vetëm” midis 6 dhe 9 milion. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button