Analiza

Hollywood-i i ISIS: Cfarë ka prapa videos së terrorit

Prapa kamerës së terrorit. Një propagandë e ligë që me rrjetet socialë gjen shpërndarjen në stilin kinematografik dhe pushton tabletët tanë, ashtu si edhe kompjuterët dhe televizorët. Dhe zotërinjtë e terrorit nuk i kursejnë shpenzimet për të rizgjuar frikërat tona

Screen Shot 2015-02-05 at 17.12.41Horrori përfundon në internet dhe kapasët e ISIS rekrutojnë dhumë prodhues filmash për të realizuar klipet e propagandës dhe të ekzekutimeve. Kalifati paguan mirë ata që pranojnë të xhirojnë, montojnë dhe hedhin në internet videot e ekzekutimeve. Shumë më tepër se sa paguan një luftëtar. Rrëfimin e ka bërë njëri prej këtyre videoprodhuesve që thotë se është kontaktuar nga ISIS dhe që, në një intervistë për Financial Times, ka pohuar: “Do të kisha fituar afërsisht 1500 dollarë në muaj, ashtu sikurse dhe një makinë e një shtëpi. Do të kish qenë pesë herë më shumë nga sa do të kisha fituar vetë, kudo tjetër. Do të kisha punuar në Racc. dhe do të kish para, shumë para, si edhe shtëpinë time. Po kështu do të kisha në dispozicion të gjithë videokamerat për të cilat do të kisha nevojë”.
Një biznes, duke qenë se sipas raporteve të CIA-s paga bazë e një militanti është 400 usd në muaj. Me sa duket, videoprodhuesit përzgjidhen me shumë kujdes. “Prita radhën time gjatë përzgjedhjeve duke më pyetur se sa do të shpenzoja për të gjithë këto pajisje. Kishte shumë telekamera dhe teknologji për montimin”. Video e fundit është kuruar nga fondacioni  Al Furqan Media, krahu mediatik i kalifatit. “Pjesa e montazhit është kuruar në maksimum. Kanë korrigjuar ngjyrat dhe kanë përdorur shumë efekte pamorë, më pas u kanë dhënë ritëm pamjeve përmes prerjeve”, pohon John Horgan, profesor në Universitetin e Massachussettsit, ekspert i terrorizmit.
Dhe shton: “Kanë realizuar një produkt për të amplifikuar ndjenjën e ankthit. E konceptojnë luftën psikologjike në një mënyrë që ne nuk e kuptojmë tërësisht. Publiku i referimit për videon e djegies të gjallë të pilotit jordanez janë vendet e Gjirit, për t’i bindur që të ndalin sulmet ajrorë”.
Në klipet e Shtetit Islamik ka yje si ata të Hollywoodit. Fytyra dhe personazhe që rikthehen në të gjithë videot. Si për shembull pengu britanik, John Cantlie, autor i shumë klipeve, që si i burgosur rrëfejnë jetën e përditshme dhe betejën e Shtetit Islamik. Pastaj natyrisht është ekzekutori. Mbi të gjitha ai anglez që u shfaq edhe në videon debutuese me prerjen e kokës të Foleyt. Yje të horrorit që ushqejnë makinerinë mediatike të përgjakur që fshihet në Siri dhe në të gjithë territoret e kalifatit. Një propagandë e ligë që me rrjetet socialë gjen shpërndarjen në stilin kinematografik dhe pushton tabletët tanë, ashtu si edhe kompjuterët dhe televizorët. Dhe zotërinjtë e terrorit nuk i kursejnë shpenzimet për të rizgjuar frikërat tona.
Bota.al

Leave a Reply

Back to top button