Horizonti.al

Homo sapiens / Gjashtë mënyra si mund të vijë fundi ynë

  1. Viruse sintetikë

Me miliona vdekje që i atribuohen viruseve natyrorë si lija, gripi, HIV dhe Ebola, nuk është habi që ekspertët shohin viruset e prodhuar në laborator, si një prej rreziqeve kryesore ekzistenciale ndaj njeriut. Virusi i parë sintetik u krijua në 2002, dhe me gjenomet e mbi 3000 viruseve që janë të disponueshëm online, mund të jetë vetëm cështje kohe përpara se një i tillë të lëshohet qëllimisht.

2. Ndryshimi i klimës

Ritmi me të cilin njerëzit po ndryshojnë atmosferën e Tokës është i paprecedentë, dhe do të kemi pasoja të mëdha nëse nuk ngadalësojmë. Teksa planeti nxehet, pjesë të mëdha të botës do të bëhen të pabanueshme, duke shkaktuar migrime masive dhe konflikte. Të korrat do të bien dhe oqeanet do të zbrazen nga peshqit. Pa asgjë për të ngrënë dhe pa vend për të jetuar, është e vështirë të mbijetojmë gjatë.

3. Shpërthim supervullkani

Shpërthimi i një supervullkani, si ai që ndodhet nën parkun e Jelloustoun, mund të lëshojë kaq shumë hi, saqë do të bllokojë Diellin, duke e zhytur Tokën në një epokë të akullt si dhe duke shfarosur dhjetëra specie. Pa energjinë e Diellit që shtyn përpara pothuaj cdo proces natyror, njerëzit kanë shumë pak shpresë për të mbijetuar.

4. Inteligjenca artificiale

Ekspertët vlerësojnë se do të mbërrijmë tek një Inteligjencë Artificiale po aq të zgjuar sa njeriu brenda dekadave të ardhshme. Por nuk do të ndalet këtu: shumë shpejt IA do të jetë shumë më e zgjuar, dhe ne nuk do të jemi më në gjendje të kuptojmë të menduarit e saj, pak a shumë ashtu si një qen nuk kupton mënyrën si ne mendojmë. Rezultati? Pavdekësia, nëse do i mbajmë shërbyesit tanë digjitalë në objektivat e duhur. Ose shfarosja, nëse nuk do të mundemi.

5. Apokalipsi bërthamor

Numri i vendeve me armë bërthamore po rritet. Cdo shkëmbim i mundshëm i armëve bërthamore do të ketë efekt të ngjashëm me shpërthimin e një supervullkani, teksa hiri do bllokojë diellin. Një dimër bërthamor, bashkë me pasojat radioaktive, do të na sillte një botë ku, si ka thënë ish udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushov, “të gjallët do ua kenë zilinë të vdekurve”.

6. Rezistenca ndaj antibiotikëve

Zbulimi i penicilinës në vitin 1928 ndryshoi botën: një infeksion nuk ishte më dënim me vdekje, por një parehati e vogël. Por përdorimi me tepri i antibiotikëve, bashkë me faktin që industria e mishit përdor injeksione antibiotikësh tek kafshët e shëndetshme, ka shkaktuar një numër në rritje mikrobesh që janë imunë ndaj ilaceve më të fortë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button