Zodiak Ditor

Horoskopi i BRANKOS për ditën e diel, 2 gusht 2020

Dashi

Siç tregon horoskopi i Branko këtë të diel, Hëna në pamje të mirë do të forcojë sferën e takimeve dhe marrëdhënieve shoqërore. Në ditët e ardhshme disa të lindur të shenjës së Dashit do të shkojnë në kërkim për aventura ose flirte të reja.

Demi

Këtë të diel, ndjenjat do jenë protagonistet absolute të jetës tuaj. Disa të lindur në shenjën e Demit mund të hasin në një tundim dashurie, për të cilin ata nuk do të jenë në gjendje të thonë jo. Ecni përpara, por me kujdes!

Binjakët

Kjo e diel do të jetë një ditë shumë më e mirë se sa e kaluara! Më në fund mund të lini pas tensionet dhe problemet e javëve të fundit dhe ta trajtoni veten me një të diel plot det, diell dhe argëtim të pastër!

Gaforrja

Sipas parashikimit astrologjik të Brankos, e diela do të jetë një ditë dashurie dhe lufte. Qielli i gushtit është shumë premtues, do t’ju ndihmojë të rikuperoni, por do të ketë sërish ulje-ngritje, prandaj përpiquni të tregoheni të kujdesshëm.

Luani

Sipas horoskopit të Brankos, të dielën do të keni shumë forcë dhe gjallëri. Dielli në shenjë ju bën të ndjeheni të pathyeshëm. Vetëm kini kujdes që të mos e teproni, të mos merrni shumë rreziqe, përndryshe mund ta gjeni veten në telashe!

Virgjëresha

Më në fund filloi gushti, një muaj shumë pozitiv. Në ditët e ardhshme ju mund të stakoni trurin, t’i jepni vetes një pushim të merituar pas një pune të palodhur. Lëreni veten të tërhiqeni nga valët e detit ose të pushoni në mes të natyrës së vendpushimeve malore.

Peshorja

Siç parashikon horoskopi i Brankos për këtë të diel, ju mund të ndjeni pasojat e kësaj hëne të kundërt. Në orët e fundit, janë shfaqur tensione në çift që ju shqetësuan shumë. Si thuhet? Ndonjëherë, më mirë vetëm …

Akrepi

Kjo premton të jetë një e diel kushtuar jetës shoqërore! Përdorni këtë ditë për të rikarikuar bateritë tuaja, për t’u argëtuar në shoqërinë e njerëzve të këndshëm. Ju do të keni nevojë, sepse java tjetër mund të fillojë në një mënyrë të vështirë.

Shigjetari

Siç parashikon horoskopi i Brankos për këtë të diel, do të fillojë një fazë pozitive dhe e vendosur! Më në fund rikuperoni, si në dashuri, ashtu edhe në punë. Eshtë koha që të largoheni dhe t’i jepni vetes një relaks të merituar, pas disa muajsh që ju kanë vënë në provë.

Bricjapi

Ju keni punuar shumë gjatë muajve të fundit dhe këtë të diel mund të shijoni një ditë në plazh ose në malet tuaja të preferuara. Relaksohuni, rikuperoni forcën që ju nevojitet, mbushuni me pak ajër të pastër!

Ujori

Eshtë koha për të shkuar me pushime! Vendosni gjithçka në valixhe dhe jepini vetes disa ditë për t’u rigjeneruar, në shoqëri të ëmbël. Beqarët, në kërkim të një shoku shpirtëror, do të kenë shumë mundësi intriguese në ditët në vijim: përfshihuni!

Peshqit

Sipas horoskopit të Brankos, kjo e diel do të jetë një ditë shumë interesante. Shërimi juaj do të fillojë, veçanërisht në dashuri. Në orët e ardhshme do të zbuloni idealet e vërteta të përbashkëta me personin që keni në krah, gjë që vetëm do të forcojë çiftin! / meb.al

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close