Zodiak Ditor

HOROSKOPI I PAOLO FOX, e mërkurë 9 janar 2019

Shenjat e vlerësuara me 5 YJE:

Dashi 5 yje:

Ekziston një dëshirë e fortë për rebelim, nëse ju janë caktuar disa kufizime, tani nuk do të hezitoni të ecni përpara. Për momentin përvojat janë të gjitha me afat përfundimi, por ato ndjekin njëra-tjetrën. Paolo Fox kujton se nuk ka vazhdimësi, por kjo gjendje ju dhuron gjithësesi emocione të bukura. Ju preferoni gjithësesi këtë mënyrë jetese, në vend të një stili tjetër apatik dhe pa emocione.

Akrepi 5 yje:

Të lindurit në këtë shnejë po kërkojnë më shumë paqe mendore. Megjithatë, në një nivel emocional, nuk mund të jeni kurrë të qetë, sepse jetoni në një mënyrë aktive dhe të angazhuar ndjenjat dhe pasionet. Ndoshta disa tensione në periudhën e fundit kanë prekur familjen. Tani është një moment pozitiv për dashurinë, për ata që duan të bëjnë premtime në dashuri ose që duan të hyjnë në marrëdhënie të reja. Kur bini në dashuri, ju jeni shumë besnikë.

Shenjat e vlerësuara me 4 YJE

Virgjëresha 4 yje:

Në horoskopin e së mërkurës, 9 janar Paolo Fox sinjalizon Venusin në një aspekt disonant. Mund të ketë armiqësi që nuk ju lejojnë të jeni me partnerin ashtu si do të donit. Vështirësia fizike ose distanca e shkaktuar nga angazhimet e punës krijojnë siklet. Për të rekuperuar situatat e konfliktit, është e nevojshme të ndaleni, të arsyetoni dhe të organizoni sa më mirë gjërat që duhen bërë. Ndonjëherë mbylleni në vetvete dhe përpiqeni t’i zgjidhni vetë problemet.

Shigjetari 4 yje:

Ju jeni gati për të vepruar, ju keni vendosur tashmë qëllimin që doni të arrini. Ose jeni në mëshirën e ngjarjeve dhe përpiqeni të vlerësoni se çfarë mundësish nuk duhen humbur. Ju jeni një shenjë e pakapshme që vazhdimisht duhet të bëni gjëra të reja. Për të qëndruar pranë jush, partneri juaj duhet t’ju japë lirinë që ju nevojitet. Këtë vit me Jupiterin në shenjë ju jeni edhe me më shumë iniciativë dhe më guximtarë. Ju jeni gati për të ndryshuar jetën tuaj dhe dëshira për të revolucionarizuar disa aspekte të jetës suaj rritet gjithnjë e më shumë. Nëse deri më tani ju keni mbajtur një qëndrim tolerant ndaj atyre që janë pranë jush, tani mos hezitoni t’ju tregoni se çfarë mendoni dhe të shprehni kundërshtitë tuaja ndaj asaj që nuk ju bind. Janari është një muaj me Jupiterin, Venusin në shenjë dhe Marsin në favor.

Demi 4 yje:

Këto ditë është e rëndësishme të përpiqeni të zbuloni dashurinë. Nëse dikush po kthehet në jetën tuaj ose nëse keni nevojë për konfirmim, tani është koha për t’u angazhuar. Horoskopi i Paolo Fox për të mërkurën 9 janar, sugjeron parashtrimin e kërkesave, duke këmbëngulur pa u ndikuar nga kundërshtitë. Në fund ju fitoni sepse “pika gërrryen shkëmbin”. Gushti dhe Dhjetori do të jenë muaj të rëndë për ndjenjat, por është e mundur të rimëkëmbeni.

Luani 4 yje:

Eshtë koha për të vepruar, mund të gjeni papritur veten duke bërë diçka të re dhe duke arritur rezultate të mira. Tani reflektoni mirë për zgjedhjet që duhet të bëni në periudhën e ardhshme, sepse nëse nuk mund të përfitoni nga mundësitë, atëherë duhet të kuptoni se çfarë është e gabuar me jetën tuaj. Horoskopi i Paolo Fox sinjalizon Jupiterin në pozicion të mirë. Prilli dhe janari janë muajt më të mirë. Mos e humbisni mundësinë për të arritur diçka të rëndësishme dhe kuptimplote.

Shenjat e vlerësuara me 3 YJE

Peshorja 3 yje:

Të bërit gjithmonë të të njëjtave gjëra mund t’ju bëjë më tepër apatikë dhe të paduruar. Edhe në dashuri ka më shumë vullnet për të lënë gjërat të shkojnë. Preferencat më të mira janë me Ujorin, Binjakët dhe Luanin. Marrëdhëniet konfliktuale, nga ana tjetër, janë me Bricjapin dhe Dashin, shenja me të cilat shpesh hyni në garë dhe është më e komplikuar të gjeni një kompromis.

Ujori 3 yje:

Ju jeni një shenjë që preferoni të punoni vetë, pa u kushtëzuar nga të tjerët. Ju jeni shenja e së ardhmes, dhe për të parë të ardhmen ju duhet të analizoni mirë të kaluarën tuaj. Tani ka ardhur koha të rriteni, gjithashtu bazuar në përvojat e deritashme. Në muajt e fundit ka pasur probleme financiare-ekonomike që ju kanë kufizuar. Tani ju duhet të gjeni një qëllim që duhet të arrini. Ju jeni një shenjë që nuk mund të qëndroni pa bërë asgjë dhe për këtë arsye ju duhet të planifikoni diçka për të bërë për të ardhmen tuaj, diçka të rëndësishme.

Binjakët 3 yje:

Gjatë fundjavës ka gjasa që keni pasur një takim të tensionuar. Të hënën Jupiteri ishte në një aspekt konfliktual. Tani duhet të përpiqeni të kuptoni se cilët njerëzve duhet t’u jepni shpjegime. Aspekti i veçantë i Jupiterit mund të tregojë gjithashtu se jeni të detyruar të bëni një auditim ose që dikush mund të dëshirojë t’ju imponojë disa zgjedhje. Jupiteri i vendosur më tej gjithashtu tregon se nuk mund të keni burimet e duhura dhe të mjaftueshme për të përmbushur qëllime të caktuara. Edhe nëse jeni të shqetësuar, megjithatë, në sajë të Hënës në aspektin e mirë, mund të mbani një qëndrim pozitiv sepse ende mund të gjeni zgjidhjen e duhur. Ju duhet të përballeni vetë me situata problematike dhe të përpiqeni t’i zgjidhni ato përfundimisht.

Gaforrja 3 yje

Me Saturnin kundër është e nevojshme të jeni më të kujdesshëm. Ka zgjedhje që duhet të bëhen, sepse disa marrëdhënie duhet të ndërpriten. Ka zgjedhje dhe shkurtime për t’u bërë, ne kemi nevojë për të hequr njerëz dhe situata që nuk na kanë bindur për një kohë të gjatë. Në krahasim me vitin e kaluar nuk keni më Jupiterin, prandaj është koha për të marrë vendime drastike për të ecur përpara më mirë. Ka ardhur koha për t’u rinovuar, për të parashtruar pretendime edhe nga pikëpamja sentimentale. Ju jeni një shenjë në rritje të vazhdueshme, dhe për këtë arsye ndonjëherë ju bini në krizë me veten tuaj. Ndjeshmëria juaj gjithashtu mund t’ju shtyjë të mbylleni në vete, në përpjekje për t’i shpëtuar problemeve me imagjinatën tuaj.

Shenjat e vlerësuara me 2 yje

Bricjapi 2 yje:

Mund të jeni të detyruar të bëni një pauzë për reflektim, në përpjekje për të arritur një ekuilibër edhe në marrëdhënien tuaj me të tjerët. Mund të ketë lajme që ju stresojnë. Shenjat zodiakale që zakonisht janë shumë të vëmendshme ndaj detajeve, ka të ngjarë që këto ditë të jenë të hutuara dhe të angazhuara në zgjidhjen e disa vështirësive. Edhe nëse ka akoma disa paqartësi, mbi të gjitha njerëzit e shenjës nuk duhet të mendojnë vetëm për punën, por gjithashtu t’i lejojnë vetes disa momente për të dashur.

Peshqit 2 yje:

Shkurti dhe Marsi do të jenë muaj shumë të rëndësishëm. Ka plane të mëdha për të ardhmen, por ka ditë gjatë të cilave ju bëni më shumë punë se të tjerët. Ju po i bëni vetes shumë pyetje në lidhje me të ardhmen tuaj dhe rreziku nëse insistoni në këto pasiguri, është se ju mund të frenoni plotësisht dëshirën tuaj për të bërë gjëra. Ju jeni një shenjë që dekurajohet kollaj. Por ju nuk duhet të jeni shumë disfatistë. Merrni pak kohë për të reflektuar pa u kushtëzuar nga reflektimet tuaja negative.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button