Zodiak

HOROSKOPI I PAOLO FOX, e shtunë 15 DHJETOR 2018

DASHI:

Ndoshta ndjeni dëshirën për qartësi në dashuri, e shtuna dhe e diela do të jenë ditë rekuperimi. Shumë prej jush do të kenë mundësinë që të marrin një avantazh. Në këtë fazë mund të bëni diçka më shumë. E diela do jetë dita e duhur për të testuar vlefshmërinë e një historie. Një gjë e rëndësishme që duhet të bëni është që të rigjeni qetësinë e brendshme.

DEMI:

Eshtë sinjalizuar më herët që shumë prej jush duhet të rishikojnë jetën e tyre, si në fushën sentimentale, edhe në atë të punës. Në punë do jetë më e kollajtë të shihni ndonjë ndryshim, sepse mund të veproni me më shumë ftohtësi, se sa në dashuri. Po ndodh një revolucion i vogël. Në këtë periudhë ndokush mund të tregojë edhe sa vlen.

BINJAKET:

Që nga e enjtja dukeni pak të rënë nga humori. Me ardhjen e të ftohtit mund të ndjeni ndonjë lodhje të stinës: ftohje apo dhimbje fyti, që janë tipike të shenjës tuaj. Por keni dhe një problem të lidhur me ndjenjat. Dhjetori nuk është muaj i vështirë për dashurinë, por disa marrëdhënie janë vënë në provë. Nëse keni ndonjë problem në çift, zgjidheni deri në fund të muajit.

GAFORRJA:

Në këtë ditë të shtune emocionet kanë peshë. Eshtë mirë të flisni dhe të thoni atë që mendoni, sepse më pas të dielën do keni një rënie të lehtë, për shkak të një tensioni të fortë emocional. Do kaloni ditë shumë pozitive të alternuara me ditë të rënda. Këshilla është të shfrytëzoni këtë ditë për të gjetur pakëz qetësi të brendshme. Të dielën do keni ndonjë përplasje të vogël.

LUANI:

Horoskop në rritje, e diela do sjellë ndonjë emocione më shumë, por janë gjithësesi 48 orë force. Në këtë periudhë ju ndodhin tundime në dashuri shumë të pasigurta, ndokush ka patur edhe vështirësi në fillim të muajit për të pikasur një histori dashurie. Bëni kujdes nga histori të mundshme paralele që lindin si për lojë, por që rrezikojnë që të bëhen më të rëndësishme se sa historia zyrtare.

VIRGJERESHA:

Në këtë ditë të shtunë jeni shumë të lodhur dhe nervozë. Prej të enjtes është gjithashtu e mundur që ka pasur ndonjë gjendje jo të mirë fizike. Këshilla që duhet të ndiqni është që të mos bëni shumë dhe të prisni që të dielën të takoni dikë që mund të trazojë ekuilibrin tuaj emocional. Në dashuri nuk ka mbyllje në këtë fazë, por mund të ndodhë që po qortoni dikë.

PESHORJA:

Ju duhet të çlironi imagjinatën tuaj. Ndonjëherë mund të dukeni shumë të ngurtë, por jo, nuk është kështu. Ftohësia juaj kur takoni dikë është një formë e mbrojtjes për të shmangur përfshirjet e nxituara. Ideja juaj është të studioni të tjerët, por gjykimi mund të kushtëzohet nga tërheqja fizike që ndjeni për dikë.  Shmangni kthimin tepër vonë.

AKREPI:

Jeni një shenjë uji dhe për ju intuita vlen vërtetë hsumë. Jeni edhe në gjendje të parashikoni diçka dhe kjo është dita e duhur për të kuptuar atë që doni të bëni në jetën tuaj. Për shembull duke parë në sy personin që dashuroni, mund të kuptoni nëse ju do ose jo. Dita e duhur për të bërë disa pyetje dhe për të dhënë përgjigje në pritje të vitit të ri.

SHIGJETARI:

Duhet thënë se mund të vijnë shumë shanse, por jeni ju që duhet të zgjidhni atë të duhurin. Ka risi por vlerësoni mirë atë që duhet të bëni dhe atë që duhet të shmangni. Periudha është pozitive, por duhet të shmangen gabimet në vlerësim. Do jetë e domosdoshme një farë maturie në çështjet praktike. Do jetë një fundjavë rekuperimi.

BRICJAPI:

Muaji i dhjetorit do të mbyllet me një armëpushim, por edhe me një pasion të ri e të madh nëse në këtë moment gjendeni vetëm. 2019 do jetë një vit rritjeje dhe dikush duhet të ndalet dhe reflektojë. Jeni shumë të fortë, por tani keni një dyshim për të përballur, që ka të bëjë me të kaluarën dhe të ardhmen, sidomos nëse duhet të bëni një zgjedhje në dashuri, apo nëse duhet të rekuperoni një marrëdhënie që dukej e mbyllur në nëntor.

UJORI:

Fundjavë në rritje, sidomos të dielën. Kohët e fundit i keni dhënë fund një marrëdhënieje, që tashmë po hiqej zvarrë. Për ju nuk është e kollajtë të thoni mjaft, keni gjithmonë frikë se mos dikush mbetet keq dhe vuan. Por në disa raste keni nevojë të thoni atë që mendoni, për të shmangur keqkuptimet. Priten udhëtime si dhe kontakte të reja.

PESHQIT:

Herë pas here ekziston mundësia që të debatoni, edhe pse dashuria është e bukur. Disa nuk janë të kënaqur dhe e shohin partnerin shumë larg dhe mund të vendosin të shohin edhe rrotull, apo ndoshta të flasin edhe më pak. Pastaj janë edhe ata që po përjetojnë një histori të madhe dashurie dhe do të donin që të kishin më shumë kohë për të qëndruar bashkë me partnerin. Por për momentin duhet të mendoni për dashurinë dhe të sistemoni disa gjëra të dyshimta.

/ një mendje e bukur

 

Leave a Reply

Back to top button