Zodiak Ditor

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e martë, 19 mars 2019

DASHI:

Pas pak orësh Dielli do të hyjë në shenjën tuaj. Pranvera gjithmonë i jep të gjithëve energji, veçanërisht një personi si ju, që ka lindur në këtë periudhë. Fundjava do të jetë shumë e rëndësishme për marrëdhëniet e dashurisë. HIstoritë e lindura si lojë mund të jenë edhe më të rëndësishme. Mundësitë e reja po shfaqen në horizont.

DEMI:

Mund ta humbisni durimin tuaj këto ditë. Përpiquni të shmangni konfrontimin, por kur ndiheni të sulmuar ose të shtyrë mënjanë, reagoni me forcë. Nëse ju mendoni se jeni viktimë e një padrejtësie, përpiquni të rebeloheni edhe me forcë. Hëna është e favorshme, por në këto 48 orë është më mirë të jeni të kujdesshëm, veçanërisht nëse ka marrëdhënie që zgjasin prej shumë kohësh.

BINJAKET:

Të martën dhe të mërkurën duhet të përpiqeni të jeni pak më të kujdesshëm ndaj gjithçkaje dhe nuk është e lehtë sepse tensioni kohët e fundit është i lartë. Nëse dikush përpiqet t’ju pengojë ose keni pasur një mosmarrëveshje në punë, atëherë vëmendja duhet të dyfishohet. Stres i fortë në mbrëmje, por që nga e enjtja mund të rekuperoni.

GAFORRJA:

Në periudhën e fundit ka të ngjarë që ju keni patur konfuzion në lidhje me marrëdhëniet e dashurisë. Midis janarit dhe shkurtit keni përjetuar disa konflikte dhe madje edhe ata që kishin filluar një histori më pas vendosën të rishikojnë hapat e tyre. Rimëkëmbje në dashuri që nga e shtuna. Ata që po përjetojnë një krizë mund të vendosin të zgjidhin ose të përpiqen të ecin përpara. Këshilla është që të qëndroni të qetë.

LUANI:

Kur jeni të keqkuptuar e humbni kollaj qetësinë, veçanërisht nëse dikush dyshon në ndershmërinë tuaj ose në atë që po bëni. Pak krizë në vendin e punës, qoftë nëse punoni si punonjës diku, qoftë nëse keni biznesin tuaj. Prej të mërkurës Dielli do të jetë i favorshëm. Shërim për ndjenjat duke filluar javën e ardhshme.

VIRGJERESHA:

Hëna në shenjë tregon vullnetin për të kompensuar kohën e humbur. Forca dhe angazhimi juaj do të jenë të rëndësishme për të arritur më shumë gjatë fundjavës. Ata që kanë një marrëdhënie të mirë dhe kanë pritur një përgjigje për një kohë të gjatë, do të kenë diçka më shumë.

PESHORJA:

E marta do të jetë ende në rënie, por mbahuni, sepse e mërkura do të jetë shumë më e gjallë. Ata që jetojnë në një ambient disi armiqësor do të jenë shumë të zemëruar. I mundshëm ndonjë ndryshim dhe ridimensionim në fushën profesionale.

AKREPI:

Në ditët e fundit është folur për mbyllje ose rishikime, lidhur me çështjet e punës dhe marsi do të bëjë që të reflektoni shumë. Të martën mund të keni tension ose lodhje në punë. Nëse disa situata janë të vështira, është më mirë të bëni kujdes dhe të tregoni maturi. Në këtë vit keni nevojë për më shumë vëmendje nga pikëpamja e financave. Dashuria do të jetë protagoniste javën e ardhshme.

SHIGJETARI:

Fillimi i së martës është interesant, prandaj përfitoni nga kjo, por mbrëmja do të jetë më e lodhshme. Mos u shqetësoni megjithatë, 2019 do të jetë një vit i mirë për marrëdhëniet dhe takimet. Deri më tani ka pasur një humbje të madhe kohe, edhe pse nuk ishte faji juaj. Mundohuni të mos bëheni shumë vonë natën.

BRICJAPI:

Jeta juaj është e pasigurt dhe ndoshta është për shkak të ndryshimit të disa situatave në lidhje me jetën e përditshme, jo mënyrën tuaj të veprimit. Në pjesën qendrore të javës do të ketë konfuzion veçanërisht nëse jeni të punësuar diku. Mundohuni të gjeni qetësinë e duhur. Midis të mërkurës e të enjtes, është më mirë të mos e teproni, madje shmangni kërkimin e konflikteve. Mund të ketë disa siklete që lidhen me stinën.

UJORI

Nuk e doni zakonshmërinë dhe gjërat e planifikuara tashmë. Në dashuri, megjithatë, duhen edhe pika të forta dhe në periudhën e fundit dikush ndihet nën presion. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditët më të mira për ata që duan të rifitojnë një marrëdhënie dashurie. Mund të ketë ndryshime që ndikojnë në shtëpi dhe në punë. Transferime në horizont.

PESHQIT:

Pakëz melankoli rikthehet herë pas here në jetën tuaj. Nuk është e lehtë për ju të jetoni në realitet pa menduar për të kaluarën. Ju gjithmonë mendoni se ka edhe diçka të panjohur dhe për këtë arsye ju mbylleni në realitetin tuaj, madje edhe duke humbur disa kontakte. Por tani duhet të jenë më konkretë edhe në marrëdhëniet e dashurisë. / MeB

 

Leave a Reply

Back to top button