Zodiak Ditor

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e martë, 5 shkurt 2019

DASHI

Ka një presion të caktuar nga yjet që gjithashtu mund të sjellin shqetësime në këtë ditë të martë, madje edhe në fushën sentimentale. Edhe ata që kanë një histori të mirë këto ditë mund të pyesin nëse ka diçka që duhet rishikuar. Ekziston rreziku i debateve. Kujdes të madh duhet të bëni, nëse keni dy histori paralele. Urani është ende në shenjë dhe kjo kërkon vëmendje.

DEMI

Duhet të gjeni qetësi. Ju jeni duke u përpjekur që të gjeni veten tuaj, sidomos nëse kohët e fundit po bëni një jetë të ndryshme nga sa dëshironi. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditët më të mira, madje edhe për të qenë më pozitivë me të tjerët. Ata që janë vetëm duhet të përfshihen, gjithçka mund të rilindë.

BINJAKET

Në këto ditë ju keni një marsh më shumë, dhe mund të bëni propozime. Në janar pati disa vështirësi në lidhje me ndjenjat dhe shpresa është se tashmë keni zgjidhur një dyshim. E mërkura dhe e enjtja do të jenë të vetmet ditë pak të në rënie, të kësaj jave. Në janar keni patur edhe disa probleme fizike dhe nëse nuk i keni tejkaluar ato, vazhdoni me kujdes në mbrëmje.

GAFORRJA

Shkurti është një muaj interesant për zgjedhjet e punës dhe për të kryer projekte, por vetëm përgjysmë nëse flasim për dashurinë. Dikush mund të ndihet edhe në mosmarrëveshje me një person. Kujdes, mund të ketë disa provokime gjatë fundjavës.

LUANI

Nuk është një ditë e ndritshme kjo e së martës, edhe pse ju shkëlqeni me dritën tuaj. Ndoshta ka diçka që nuk shkon në marrëdhëniet me të tjerët. Në këtë periudhë ju ndjeheni si fitues, në sajë të Jupiterit të favorshëm. Duhet thënë megjithatë se nuk mund ta komandoni gjithmonë lojën. Nga Pranvera shumë do të kenë mundësinë të kthehen të jenë protagonistë.

VIRGJERESHA

Tani mund të keni rekuperim, nëse në javët e fundit një dashuri është larguar ose një i dashur nuk ka qenë i pranishëm a e pranishme për ju. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë shumë të lodhshme, duhet të mbani mend megjithatë se kjo është një periudhë e rëndësishme dhe e favorshme. Ju do të jeni në gjendje të kapërceni stresin e shkaktuar nga shumë angazhime.

PESHORJA

Konflikte të hapura në vendin e punës, ka paqartësi në mjedisin në të cilin punoni. Kjo gjendje e tensionit rrezikon të ketë pasoja edhe në dashuri. Periudhë me lodhje, keni përgjegjësi të mëdha, ndërsa ju dëshironi të jetoni më lirisht. Kushtojini vëmendje provokimeve.

AKREPI

Kjo e martë është ditë në rënie, ndërsa të mërkurën dhe të enjten do të keni ditë më interesante. Do të ketë disa siklete në marrëdhëniet me të tjerët, veçanërisht nëse ka ndonjë keqkuptim për disa kohë ose keni përjetuar momente krize të rëndë. Mundohuni të mos bini pre e provokimeve.

SHIGJETARI

Fillimi i javës nuk ishte ideal për ata që kanë lindur nën shenjën e Shigjetarit. Dita e së martës, megjithatë, do të jetë më e mirë dhe brenda pak orësh do të jeni në gjendje të gjeni ritmin. Prej të mërkurës, pak nervozizëm do të kthehet. Ju jeni duke pritur për një përgjigje, një takim. Jupiteri është në shenjë dhe tensioni nuk është shkaktuar nga probleme që nuk mund të zgjidhen, por nga disa çështje të njohura: një person po ju bën merak.

BRICJAPI

Gjërat nuk përmirësohen papritur, nëse po kryeni një projekt që nuk ju pëlqen ose që nuk jep rezultate të mira. Megjithatë, ekziston mundësia për të ndryshuar dhe ndryshimet do të favorizohen në gjysmën e dytë të muajit mars. Çdokush që duhet të nënshkruajë një marrëveshje çdo vit për shkak se ka një aktivitet projekti, mund të ketë disa probleme. Nga pranvera, megjithatë, do të jeni ndër shenjat e preferuara.

UJORI

Ju jeni polemikë, sepse nuk doni të bëni atë që bëjnë të tjerët. Nëse jeta juaj është pak monotone, ju kapeni me mjedisin që ju rrethon. Ju jeni një shenjë lëvizëse kështu që mund të jetë që një ditë shkon mirë, tjetra nuk shkon mirë. Dielli dhe Hëna në shenjë garantojnë fuqinë. Duhet durim, kohët e fundit ju bëheni nervozë shumë lehtë.

PESHQIT

Muaji janar solli konflikte në dashuri. Por tani gjërat janë përmirësuar dhe ju mund të jetoni në mënyrë paqësore. Ata që mendonin se nuk mund të binin më në dashuri tani po mendojnë për të. Ditë shumë interesante do të jenë, gjithashtu për të fituar sfidat e ardhshme.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button