Zodiak Ditor

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e shtunë, 12 janar 2019

DASHI

Një e shtunë e favorshme falë hyrjes së Hënës në shenjën tuaj. Fillon një fundjavë ku mund të guxoni dhe sfidoni të gjithë. Shkoni dhe angazhohuni me më shumë njerëz, me ata që janë përreth jush dhe që ju duan, gjithçka është e mundur.

DEMI

Mos u ndalni kurrë, por peshoni mirë në mendje gjithçka kur kryeni një projekt, në mënyrë që të jeni të matur me vendimet. Fundjava do të jetë e mundimshme, por ju duhet të ecni përpara me optimizëm. Mërkuri thotë se ka ide të mira nga një pikëpamje pune dhe praktike, zhvillime të mira duke filluar që nga marsi.

BINJAKET

Vazhdon të jetë një Janar i vështirë, me konflikte të ndryshme që mund të përfshijnë si fushën e punës, ashtu edhe atë të dashurisë. Jini të kujdesshëm dhe të matur. E shtuna dhe e diela, në mos për asgjë tjetër, do të jenë ditë të rimëkëmbjes psiko-fizike.

GAFORRJA

Eshtë një fundjavë e një acarimi të madh që përfshin punën si dhe familjen, mund të ridalin në sipërfaqe shumë divergjencaPër fat të keq, Marsi nuk ju ndihmon të qëndroni të qetë. Nëse ju duhet të bëni zgjedhje, bëjini me kujdes.

LUANI

Fundjavë tejet e favorshme, mund të fitoni një sfidë, t’u dhuroni një buzëqeshje të tjerëve, të ndryshoni jetën tuaj profesionale ndoshta me një rritje në detyrë. Mendoni edhe për dashurinë, për ata që janë vetëm prej kohësh ka ardhur momenti që të përfshihen.

VIRGJERESHA

Më në fund yjet janë në anën tuaj këtë fundjavë, pasi keni patur probleme për të përballur në familje dhe me partnerët. Në çdo rast, reflektoni shumë mirë para se të flisni, mund të pendoheni nëse ndiqni instiktin dhe më pas ujërat trazohen shumë.

PESHORJA

Pakëz lodhje dhe ndonjë konflikt gjatë kësaj fundjave që nuk do të jetë shumë pozitive. Saturni nuk ju ndihmon aspak. Ndiheni edhe të pakuptuar në familje dhe në punë dhe po i bëni gjërat në mënyrë shumë sipërfaqësore, si dhe pa ndonjë pasion.

AKREPI

Qielli favorizon marrëdhëniet dhe sferën e dashurisë vetëm duke nisur nga shkurti. Për momentin është mirë të kultivoni një miqësi. Eshtë një periudhë kur duhet të jenë udhërrëfyesi i vetes tuaj dhe të kërkoni zgjidhje të rëndësishme për të ardhmen.

SHIGJETARI

Ajo që do të thoni të shtunën është shumë e rëndësishme për një fundjavë me fat, falë Hënës dhe ndikimit pozitiv të Marsit, Jupiterit dhe Venusit. Zbulime të rëndësishme priten dhe një emocion special po afrohet sa i përket dashurisë.

BRICJAPI

Lodhja si dhe një gjendje dobësie stinore do ju bëjnë të përjetoni një fundjavë të vështirë. E vështirë të përballni situata të ndryshme në marrëdhëniet me të tjerët dhe me partnerin. Këshilla është të bëni gjënë e duhur dhe të jeni të matur.

UJORI

Hëna është e favorshme dhe ju pret një fundjavë pozitive. Mund të zbuloni se ju duan vërtetë shumë dhe të keni dëshirë të qëndroni me njeriun që dashuroni. Duket se keni nisur një histori dashurie, apo keni rekuperuar një të tillë, dhe për këtë arsye tani doni të bëni maksimumin.

PESHQIT

Kujdes me shpenzimet dhe me marrëdhëniet me të tjerët. Nuk është një fundjavë shumë e mirë, në dashuri nuk jeni të kënaqur nga marrëdhënia juaj dhe veç të tjerash jeni shumë nervozë, kështu që kufizohuni të bëni minimumin e domosdoshëm. Në shkurt do të përmirësohet kuadri yjor.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button