Zodiak

HOROSKOPI i secilës shenjë për ditët e fundit të vitit 2019

DASHI

Ndër personat më me fat të zodiakut janë ato që janë lindur nën shenjën e Dashit. Në veçanti, Hëna do të buzëqeshë midis 27 dhe 29 dhjetorit duke dhënë gëzim dhe qetësi.

DEMI

Edhe Demi, në ditët e fundit të muajit, do të preket nga të mirat e planetëve. Pushimi dhe relaksimi janë rekomandimet e dhëna për këtë shenjë, duke shtyrë mendimet dhe angazhimet e punës pas përfundimit të kësaj periudhe të festave.

BINJAKET

Kohë e relaksimit dhe reflektimit edhe për miqtë e lindur nën këtë shenjë. Disa mbetje nga kohët e fundit ende i bëjnë të ndihen pasojat, por duke lënë polemikat dhe fytyrat e varura pas, ju mund të kaloni ditë të qeta.

GAFORRJA

Edhe kjo shenjë do të duhet të mbajë nën kontroll emocionet në disa raste konfliktuale. Dhe për këtë arsye nuk është në shenjat më me fat të këtyre festave. Disa planete duket se nuk janë shumë të prirur të falin, por nëse emocionet dhe impulset mund të kontrollohen, gjithçka do të ngjyroset ndryshe!

LUANI

Edhe Luani do të ketë fundin e vitit me forcë të madhe. 30 dhe 31 Dhjetori do të jenë ditë të jetuara me entuziazëm. Kujdes me sigurinë tuaj proverbiale. Mos e teproni dhe kushtojini vëmendje emocioneve të të dashurve tuaj.

VIRGJERESHA

Ndër shenjat që nuk duket se janë ndër ato më me fat, të paktën në ditët pas Krishtlindjes, gjejmë Virgjëreshën.

Nëse ata që kanë lindur nën këtë shenjë nuk e lejojnë veten të ndikohen nga ndonjë gabim i vogël, gjërat do të përmirësohen afër natës së Vitit të Ri!

PESHORJA

Lajm i mirë në horoskopin e festave për miqtë e Peshores. Sezoni i Krishtlindjeve kurorëzohet me dashuri, atmosferë pozitive, disponueshmëri të atyre që janë përreth jush. Çfarë mund të kërkoni më shumë!

AKREPI

Nëse ata që kanë lindur nën shenjën e Akrepit lënë mënjanë dëshirën për të thumbuar dhe për të krijuar polemike, ditët e festave do të jenë të kënaqshme. Nëse, nga ana tjetër, ata do të heqin dorë nga tundimi i një Hëne kapriçioze, atëherë disa tensione do të duhet t’i durojnë.

SHIGJETARI

Krishtlindja është e shkëlqyer për Shigjetarin, veçanërisht nëse është në kuzhinë dhe mund të tregojë aftësitë e veta. Ditët në vijim do të jenë pak të dobëta, dhe më pas do të rikuperoheni pas dollisë së Vitit të Ri.

BRICJAPI

Yjet dhe planetët janë në anën e atyre që kanë lindur nën shenjën e Bricjapit, duke përgatitur festa të gëzueshme dhe paqësore. Prandaj shmangia e ndonjë kërkese të tepruar është këshilla për të jetuar ditë pa probleme.

UJORI

Ndër shenjat më fatlume të këtyre festave gjejmë edhe miqtë tanë të Ujorit. Kështu që shijoni këto ditë pushimi dhe qetësie dhe shtyni vendimet për ndryshime dhe angazhim pas Vitit të Ri!

PESHQIT

Disa re duket se mbulojnë paksa atmosferën paqësore të festave. Këto janë gjëra të vogla, të cilat mund t’i korrigjoni duke përdorur humorin tuaj të mirë. Jepni më të mirën në natën e Vitit të Ri dhe nuk do të pendoheni! / meb.al

Leave a Reply

Back to top button