Zodiak Ditor

HOROSKOPI / Parashikimi i Paolo Fox për ditën e mërkurë, 2 dhjetor 2020

Lexoni parashikimin e astrologut të famshëm italian për ditën e sotme:

Dashi

Siç rekomandohet nga horoskopi i Paolo Fox ditën e mërkurë dhe të enjte, do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje të madhe polemikave. Priten dy ditë mjaft nervoze. Disa momente tensioni mund të lindin gjatë orëve të ardhshme. Ata që tërheqin çështje të paqarta nga e kaluara do të duhet të bëjnë shumë kujdes. Eshtë e vërtetë që për disa javë gjërat do të fillojnë të ndryshojnë, por ndërkohë gjithçka që keni ndërtuar deri më tani do të duhet të rregullohet.

Demi

Këto janë ditë disi të komplikuara në dashuri, keni ndjesinë se diçka nuk shkon, por nuk e dini saktësisht se çfarë. Ata që kohët e fundit kanë filluar një lidhje mund të mos ndihen të sigurt ose kanë të bëjnë me një marrëdhënie në distancë. Nga ana tjetër, ata që kanë një lidhje të gjatë mund ta perceptojnë partnerin e tyre si të largët, edhe nëse vetëm në një nivel emocional. Beqarët do të dëshironin dikë pranë tyre. Dijeni që 2021 do t’ju detyrojë të hiqni dorë nga diçka që është më e mirë.

Binjakët

Siç tregon horoskopi i Paolo Fox këtë të mërkurë dhe të enjte, paratë do të jenë në qendër të mendimeve tuaja. Mërkuri në opozitë po ju pengon të rregulloni situatën tuaj ekonomikisht dhe praktikisht. Duhet thënë që ju jeni në pragun e një viti 2021 mjaft premtues: mos u shqetësoni, nëse tani e tutje do të duhet të filloni nga e para. Yjet tuaj do t’ju garantojnë sukses dhe në orët e ardhshme do të ketë nga ata që do të jenë në gjendje të kapërcejnë një vështirësi personale. Mos e lini pas dore dashurinë, edhe nëse përparësitë tuaja janë të ndryshme për momentin.

Gaforrja

Sipas parashikimeve astrologjike të Paolo Fox, e mërkura do të jetë një ditë mjaft tërheqëse nga pikëpamja emocionale. Venusi do të jetë ende në favor dhe do të mbështesë jetën tuaj të dashurisë. 2021 do të jetë një vit në të cilin do të jeni në gjendje të bëheni plotësisht vetja. Ndryshimi juaj tashmë është duke u zhvilluar. Gjatë kësaj periudhe ka nga ata që kanë filluar të shprehin në një mënyrë të sinqertë dhe transparente atë që ndiejnë në të vërtetë.

Luani

Nesër, si dhe në ditët në vijim, do të jeni shumë të zënë me punë dhe probleme ekonomike. Venusi në aspektin disonant mund të shkaktojë tensione në familje. Ndoshta ekziston një ish që ju ka borxh diçka ose ju i keni borxh diçka. Me pak fjalë, jo të gjitha konfliktet janë zgjidhur. Përkundër gjithçkaje, Dhjetori gjithashtu mund t’ju sjellë diçka nga një këndvështrim praktik. Fitime të papritura mund të vijnë deri në fund të muajit.

Virgjëresha

Do të jeni mjaft të lodhur dhe të çorientuar. Që nga e hëna e kaluar ju keni patur një agjitacion të thellë. Dhe kur ndiheni keq, keni një tendencë për të mbajtur gjithçka brenda, me rrezikun e rritjes së ankthit, shqetësimit që ndjeni. Pse nuk gjeni një hapësirë ​​për të shëtitur, për të filluar një sport apo thjesht të argëtoheni? Do të ishte ndihmë e madhe.  Duke lënë mënjanë tensionet, 2021 do të jetë një vit i rëndësishëm.

Peshorja

Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, do të jetë një ditë disi e veçantë, sepse mund të nxjerrë në dritë paqartësinë e disa situatave ose njerëzve. Humori juaj do të luhatet pikërisht për këtë arsye, sepse mendoni se nuk mund t’i besoni plotësisht një personi të afërt. Do të jetë dikush që do të kryqëzohet në punë, do të përpiqet t’ju vë në telashe: jini vigjilentë! Kurrë më parë nuk keni dashur të hiqni qafe të kaluarën!

Akrepi

Sipas parashikimeve astrologjike të Paul Fox, do të keni Hënën në favor dhe Venusin në shenjë: mos e lini pas dore dashurinë! Nëse ju intereson një person, dilni hapur. Ajo që është e sigurt është që në këtë periudhë e keni shumë të vështirë të mos kaloni në polemika, ndoshta lidhur me familjen ose paratë. Keni shumë për të thënë. Sidoqoftë, ju po bëni një përpjekje të madhe për të mos u zemëruar! Viti i ardhshëm do t’ju inkurajojë t’i jepni fund një situate të caktuar, një marrëdhënie që nuk përparon më.

Shigjetari

Siç parashikohet nga horoskopi i Paolo Fox, do të keni një forcë të madhe, falë këtij Dielli në shenjën tuaj. Marsi dhe Mërkuri gjithashtu do të jenë në aspektin harmonik dhe do të stimulojnë ide të mira, mendime, ndërtime, thirrje dhe disponueshmëri. Me këto supozime, disa projekte me siguri do të jenë në gjendje të rinisin. Mundësi të arta ju presin, si në punë ashtu edhe në dashuri. Problemet e vetme mund të lindin nga fakti që ju keni mbajtur një marrëdhënie të dobët për vite me rradhë.

Bricjapi

Hëna do të jetë në opozitë dhe do t’ju ​​shkaktojë rënie të humorit. Pavarësisht kësaj, ju jeni duke përjetuar një periudhë veçanërisht të frytshme. Bilanci juaj për këtë 2020 do të shikohet pozitivisht, pavarësisht vështirësive! Megjithatë, viti nuk ka mbaruar ende dhe mund të arrini diçka deri në fund të dhjetorit.

Ujori

Siç tregohet nga horoskopi i Paolo Fox, do të jetë një ditë nën shenjën e hutimit. Dielli, Mërkuri dhe Marsi do të jenë aktivë: kjo do të rezultojë në shumë ide, nganjëherë të hutuara dhe një siguri të madhe: së shpejti gjërat do të ndryshojnë! Ju nuk keni më qëllim të vazhdoni situata të caktuara. Natyra revolucionare e këtij qielli do të jetë aq e madhe sa të gjithë Ujorët do të preken prej tij. Dikush do të ndryshojë dekorin e shtëpisë, dikush krejt jetën, diçka do të ndodhë!

Peshqit

Sipas parashikimeve të Paolo Fox, do të keni më shumë vendosmëri: përdoreni atë për të filluar të pastroni idetë tuaja në dashuri. Mundohuni të jeni më pak dramatikë dhe pesimistë, veçanërisht gjatë fundjavës që vjen. Jepini vetes tuaj dy ditë në të cilat do t’i përkushtoheni asaj që ju pëlqen. Astrologu i famshëm ju fton të mos merrni vendime radikale këto ditë. Prisni pak, sepse keni një horoskop në rritje. Shumë shpejt do të jeni në gjendje të hiqni qafe disa barra dhe të shtyni përpara projekte të reja. Rezultatet e para do të arrijnë në fund të vitit.

Back to top button
Close
Close