Zodiak MeB

HOROSKOPI / Parashikimi i yjeve për ditën e mërkurë, 10 prill 2019

Dashi

Është kohë e përshtatshme për të ndryshuar look . Ju gjithmonë ju ka pëlqyer të jeni në një hap me modën. Të shtoni disa artikuj joshës në gardërobën tuaj, do t’ju gëzojë shpirtin. Po mendoni të ndryshoni imazhin? Një miku juaj e kupton shumë mirë për çfarë keni nevojë. Lëreni të kaluarën pas dhe filloni të ecni mbi një rrugë tjetër. Do të keni përfitime.

Demi

Gjërat po lëvizin me shpejtësi. Do të përballeni me vështirësinë e të mos përfunduarit diçka në kohë. Sapo të mbaroni një punë do t’ju jepet një tjetër. Telefoni gjithashtu ju bie nga njerëz që kërkojnë ndihmë. Në vend që të pranoni gjithçka, bëhuni më selektiv. Disa njerëz mund të zemërohen sepse duan të mbarojnë punët e tyre, por qëndroni të fortë. Universi ju fton të vendosni kufij të shëndetshëm.

Binjakët

Jeni me shumë fat. Kapeni këtë fat për të blerë një biletë llotarie, për të vënë një bast ose për të investuar disa para në një sipërmarrje biznesi. Nëse po mendonit të shkruani një libër, bëjeni tani. Fjalët do të rrjedhin prej jush si një lumë i fuqishëm. Dëgjoni gjithashtu muzikë gjatë kësaj kohe. Do të argëtoheni pafund.

Gaforrja

Edhe pse të gjitha shenjat tregojnë të kundërtën, gjërat po shkojnë mirë për ju. Në vend që të përqëndroheni te zhëngjimet e kaluara, kultivoni një mendim pozitiv. Energjia pozitive do të tërheqë një vend pune, lidhje dashurie ose mundësi krijuese. Mos bini nën presionin e të tjerëve, por mbajeni kokën lart. Do të shpërbleheni në mënyra të habitshme.

Luani

Shumë mundësi në drejtim të transportit duken në horizont. Mund të blini një makinë të re apo t’ju ofrohet një udhëtim falas. E rëndësishme është të jeni të lirë të lëvizni. Nëse keni qenë të qetë dhe të nënshtruar kohët e fundit, gjërat do të ndryshojnë. Do të takoni miq, do të shkoni në festa e do të bëni blerje dhe kjo do të ndryshojë rutinën punë-shtëpi.

Virgjëresha

Paratë po vijnë me një ritëm të qëndrueshëm. Ju këshillohet ta kënaqni veten me ca gjëra luksi. Keni një anë të fortë sensuale. Dini të vlerësoni sipërfaqet e prekshme, aromat, ushqimin e mirë, muzikën harmonike dhe ngjyrat e bukura. Dhe kur shqisat tuaja angazhohen, ju merrni një shkëlqim tërheqës. Njerëzit gëlojnë mbi ju si bletët mbi lule. Përdorini këto aftësi në projekte krijues sepse do të ketë nga ata që do të investojnë për të promovuar produktet tuaja.

Peshorja

Kreativiteti juaj do të shpërthejë. Të qenit në gjendje për të përmbushur anën tuaj artistike, do t’ju mbushë me energji. Papritur, do të jeni në gjendje të trajtoni tema për të cilat dikur druheshit. Madje, do të jeni në gjendje të nënshkruani dhe një marrëveshje. Nëse keni në kokë një projekt krijue për produkte shtëpiake, filloni të viheni në lëvizje. Nëse do të jeni në një rrugë pa krye, të ardhurat nga ky projekt do t’ju ndihmojnë.

Akrepi

Dikush që ju admironi nuk ka si qëllim të krijojë një lidhje serioze. Edhe pse jeni kënaqu bashkë, ata nuk duan të kenë një angazhim. Në vend që të ngulmoni, bëni një tërheqje strategjike. Kjo do t’ju japë një shans për të rivlerësuar situatën. Një person i cili është i denjë për dashurinë dhe jetën tuaj, do të vijë atëherë kur e prisni më pak. Deri atëhere, përkëdheleni veten tuaj.

Shigjetari

Një udhëtim me një mik do t’ju bëjë të ndiheni shumë mirë. Gjithmonë nuk keni pasur kohë të pushoni mjaftueshëm. Është koha të aktivizoni komandën “refresh”. Kur të ktheheni në shtëpi do të jeni në gjendje të punoni dhe të mendoni më me efektivitet. Ide brilante do t’ju vijnë në mendje. Mbi të gjitha, do të keni marrë disa vendime të rëndësishme për jetën tuaj personale.

Bricjapi

Reputacioni juaj personal është i fortë. Kur të tjerët duan një punë të mirë, gjithmonë ju telefonojnë ju. Për të lehtësuar ngarkesën, rrisni çmimet. Klientët që vërtetë ju duan, janë gati të vijnë tek ju me çdo lloj çmimi. Kështu do të mund të punoni me ata që vërtet respektojnë talentin tuaj. Nëse ka ankesa për këtë vendim tuajin, shpjegojuni me mirësjellje se mund të fillojnë të punojnë me dikë tjetër.

Ujori

Përfundimi i një projekti do të finalizohet me një çek të majmë. Ju keni punuar shumë dhe meritoni diçka si shpërblim. Blini një smartfon, laptop, ose planifikoni një udhëtim. Nëse ju dërgojnë në një udhëtim pune, mos u nervozoni. Mësoni sa më shumë në lidhje me destinacionin tuaj. Kjo do të bëjë një përshtypje të mirë tek klientët tuaj ose konsumatorët.

Peshqit

Jepini jetë një ideje që ju ka zbavitur prej kohësh. Mund t’ju jepen fonde për një projekt biznesi ose arti. Mos pretendoni të dukeni dikush që s’jeni. Duke vënë në punë instiktet kreative dhe të mirësisë suaj, do të merrni para të që ju duhen. Njerëzit që kanë dështuar në këtë mision do të kërkojnë këshilla nga ju. Ata nuk e kuptojnë që mundësitë ju vijnë sespe jeni të sinqertë.

Leave a Reply

Back to top button