Histori

Hotu Matu’a i Polinezisë dhe misteri i statujave

Seria: Histori magjepsëse me mbretër të lashtësisë
9-matuaSipas legjendave të përcjella gojë më gojë, dikur ka rrojtur një kryetar i madh fisi me emrin Hotu Matu’a, i cili jetonte në një vend të quajtur Kiva. Ndërkohë që ka shumë versione të legjendës, të gjithë ata thonë se fisi i tij u mposht në një betejë dhe i duhej menjëherë një vend tjetër për të jetuar. Personi që i bënte tatuazhet Mbretit pa një ëndërr për një ishull të largët që do të ishte i përsosur për ta, dhe pikërisht të gjithë për atje u nisën. Në disa versione, mbreti dërgoi fillimisht disa meshkuj me kanoe, por në cdo rast, i gjithë fisi mbush kanoet me ushqime, farëra, bagëti të vogla, tabletë për të shkruajtur dhe të gjithë furnizimet që do u nevojiteshin për të nisur një jetë të re. Udhëtimi zgjat 120 ditë, dhe më në fund ata gjejnë një plazh mbi të cilin dalin me kanoet e tyre.
Ishulli i legjendës është ai që sot quhet Easter Island dhe është i famshëm për statujat gjigande që shndërrijnë në plazhet e tij. Historia e Hatu Matu’a dhe popullit të tij thotë se ndërtimi i kokave gjigande – të quajtura Moai – ishte shumë ritualist në natyrë dhe në thelb ishte një praktikë fetare. Kur ndodhej në shtratin e vdekjes, mbreti e ndau tokën mes tre djemve të tij, të cilët u bënë të gjithë kryetarë në të drejtën e tyre. Njerëzit besonin se këta kishin cilësi mbinatyrore dhe që realizimi i statujave gjigande sipas pamjes së tyre do i ndihmonte fuqinë që ata kishin, gjë që do i bekonte me të korra të mbara dhe pjellori.
BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button