Magazine

Humbësit mund të bëhen fitimtarë, dhe fitimtarët humbës

“I shohim kudo përreth nesh: fitimtarët dhe humbësit. Humbësit ndonjëherë mund të bëhen fitimtarë, dhe fitimtarët mund të bëhen humbës”

William S. Burroughs

Në 15 vitet që nga 1996 deri në 2010, pati shtatë fitues të ndryshëm të Tour de France, ku çiklisti amerikan Lance Armstrong fitoi shtatë resht, nga 199 deri në 2005. Deri në vitin 2012, u bë e qartë se të gjithë kampionët përveç njërit, Carlos Sastre, i cili fitoi garën e 2008, ose kishin dështuar në testin e dopingut, ose kishin pranuar se kishin marrë. Përveç titullit të Tour de France në vitin 2008, Sastre tashmë mban nderin e dyshimtë të të qënit i vetmi “fitues” mes viteve 1999 dhe 2010, të cilit nuk ia kanë hequr titullin.

Sipas një hetimi të kryer nga Agjencia Antidoping e SHBA, gjatë dominimit të Lance Armstrong nga 1999 në 2005, 20 nga 21 prej atyre që përfunduan në podium, ishin përdorues drogash të njohur “përmes pranimit, sanksioneve, investigimeve publike…”. Në një periudhë që agjencia e konsideron “më të pistën e të gjitha kohërave”, Fernando Escartin ishte i vetmi që përfundoi në podium që nuk njihej se përdorte droga, edhe pse është akuzuar si klient i Profesor Conconit, “kumbari i EPO-s”, si dhe klient i doktorit famëkeq të dopingut të Lance Arsmtrongut, Michele Ferrari.

Po përse bëjnë me hile? Përse riskojnë që të kapen dhe, siç ka qenë rasti i Armstrongut, t’u hiqen titujt dhe poshtërohen publikisht? Përgjigja e Arsmtrongut: të gjithë të tjerët po e bënin.

Një përgjigje që nuk të habit aspak: një batakçi kërkon gjithmonë jo vetëm një rrugëhyrje, por edhe një rrugëdalje. Siç shkruanti dramaturgu, politikani dhe gjenerai i Athinës, Sokrati: “Asnjë marrëveshje nuk është pengesë për të bërë hile”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button