Enciklopedike

I burgosuri i St. Pierre

Screen Shot 2015-05-18 at 10.16.29

Histori të pabesueshme mbijetese

Louis-Auguste Cyparis ishte një i burgosur i arratisur, që iu dorëzua autoriteteve në maj të vitit 1902. Ishte një vendim që do i shpëtonte jetën. Banor i St. Pierre në ishullin Martinike në Karaibe, përpjekja për arratisje e Cyparisit i kushtoi izolimin në vetmi në bodrumin e burgut. Një muaj më herët, banorët e ST. Pierre kishin nisur të ndienin lëkundje që vinin prej malit vullkanik Pelee. Shumë shpejt, hiri i vullkanit dhe era e squfurit e bënë jetën të padurueshme aty. Gjarpërinjtë helmues që largoheshin prej vullkanit pushtuan St. Pierren dhe fshatrat pranë, duke sjellë vdekjen e 200 kafshëve dhe 50 njerëzve. Një paralajmërim serioz erdhi kur një copë shkëmbim që vinte prej vullkanit goditi një distileri, duke vrarë 23 punëtorë dhe shkaktuar një cunam që dëmtoi vijën ujore të St Pierre.

Pas kësaj ngjarjeje, banorët nisën të braktisin qytetin, duke detyruar Guvernatorin Louis Moutett që të urdhëronte ushtrinë të frenonte largimin. Për të zbutur qytetarët – si dhe për t’i mbajtur në qytet gjatë zgjedhjeve të ardhshme – ai botoi në gazetën lokale që St Pierre ishte i sigurtë dhe nuk kundërshtoi kur një grup hetuesish të pakualifikuar prodhuan një raport ku thonin se nuk kishte rrezik.

Situata në fakt u përkeqësua sepse 8000 vetë nga fshatrat përreth, kërkuan strehim në qytet. Në mëngjesin e 8 majit, vullkani shpërtheu, dhe llava mbërriti në një qytet brenda një minute. SHkatërrimi ishte total. Gurët e fortë ishin shkrirë si plastelinë dhe gazi i supernxehur i dogji ose i helmoi në moment njerëzit. Një depo rumi mori flakë menjëherë, duke i shndërruar rrugët përreth në një lum zjarri, ndërkohë që edhe në port, anijet shpërthyen në flakë. I gjendur ende në izolim në bodrum, Cyparisi u dogj dhe mbijetoi për ditë të tëra në agoni në qelinë e tij. POr ai ishte sërish me shumë fat. Nga një popullsi prej 28 mijë banorësh, vetëm Cyparisi dhe një këpucar shpëtuan në qytet.

Leave a Reply

Back to top button