Histori

I dashur Stalin… dërgon Bulgakovi

Screen Shot 2015-06-22 at 21.14.23

Ndër historitë e artistëve të shtypur nga terrori stalinist, ajo e shkrimtarit dhe dramaturgut Mikail Bulgakov (1891-1940), autor i romanit-kryevepër “Mësuesi dhe Margarita” është unike. Po, ishte një viktimë, e poshtëruar por edhe e joshur gjithashtu, në një farë mase të ndrydhur, nga xhelati. Një “sindromë e Stokholmit” (solidariteti patologjik, i diagnostikuar tek disa pengje në raport me pengmarrësit e tyre) epistolare.

Pasi kishte shërbyer si mjek në Armatën e Bardhë (dmth atë cariste), në luftën civile në Rusi, Bulgakov ishte mosbesues në lidhje ndaj revolucionit, dhe kërkonte të drejtën e lirisë së shprehjes. Stalini i pati vlerësuar veprat e tij të hershme, por censura e etiketoi si shkrimtarin tipik “të një race të re borgjeze”. Të gjitha komeditë e tij u ndaluan.

Letra

I katandisur të vuajë për bukën e gojës, Bulkagov vendosi, përmes një gjesti të pamatur, t’i shkruajë me zemër të hapur udhëheqësit. Ai kërkoi leje për t’u larguar nga vendi, ose përndryshe një vend pune në Teatrin e Artit në Moskë.

Një muaj më vonë, në 18 prill 1930, Stalini e thirri në shtëpinë e vet. I premtoi se do të fillonte punë në teatër dhe se do të kishin një tjetër bisedë vetëm për vetëm. Ditën tjetër, Bulgakov u punësua si asistent rregjizor, por takimi i premtuar nuk ndodhi kurrë dhe kjo u bë për të një shqetësim.

I bindur se kishte gjetur tek tirani një mbrojtës, Bulgakov i shkroi edhe tre letra të tjera Stalinit, por nuk mori asnjë përgjigje. Prandaj, në dëshpërim e sipër u zhyt në shkrimin e librit, që i botuar 26 vjet pas vdekjes së tij, e bëri atë të pavdekshëm./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button