Enciklopedike

I sëmuri mendor që u vetëkurua me një armë

Screen Shot 2015-05-03 at 17.30.12

George (mbiemri i të cilit është i panjohur) ishte një maniak i foksuar. Në fakt OCD (Çrregullimi i fisksimit maniakal) e bënte Hoëard Hughes të dukej i butë në krahasim me të. Duke u kthyer pas në vitet 80, George ishte një nxënës kanadez i shkollës së mesme, shumë punëtor, i cili zhvilloi papritur një frikë irracionale kundrejt baktereve. Ai filloi të lante duart qindra herë në ditë dhe bënte dushe në mënyrë konstante. Megjithë vizitat e shpeshta në spitalin lokal, George nuk mund të kthente çrregullimin e tij në normalitet, dhe në fund, u detyrua ta linte shkollën dhe të ndërpriste punën e tij me kohë të pjesshme. Më në fund, në vitin 1983, George vendosi të merrte substanca në duart e tij jashtëzakonisht të pastra. I depresionuar dhe i paralizuar nga frika, ai i tha nënës së tij se nuk mund të vazhdointe më kështu. Si një grua shumë e ndjeshme, e cila e donte shumë djalin e saj, ajo u përgjigj kështu: “Nëse jeta jote është kaq e mjerueshme, thjesht shko dhe vrit veten”. Dhe kjo është ajo që bëri George. Ai mori një revole, e futi në gojë, dhe e shkrepi. Plumbi e krisi kafkën e tij dhe goditi me forcë në lobin e majtë frontal – pjesa e trurit përgjegjëse për OCD-në e tij. Fatmirësisht, George mbijetoi dhe kur u zgjua nga operacioni kirurgjik, ai ndjeu se frika e tij ndaj mikrobeve ishte zhdukur bashkë me një copë të trurit. Ai e kishte kuruar veten me një lobotomy (hapje të lobit prefrontal) përmes revoles. Ai përsëri duhej të merrte ilaçe për depresionin, por dëshira e fortë ishte larguar. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button