Bota

Instagrami eliminoi një foto të një fëmije me sindromën e Goldenharit

Oliver dhe Harry janë binjakë. Janë 12 vjeç. E ëma e tyre nuk e kishte menduar kurrë se njëri prej binjakëve do të vuante nga një sëmundje e rrallë që njihet me emrin sindroma e Goldenharit dhe sjell keqformime në kafkë si dhe shumë komplikacione. Charlie, e ëma e tyre vendosi ta tregonte këtë rast për ta bërë të ditur, për t’u njohur me këtë sëmundje. Megjithatë kjo nënë në Mbretërinë e Bashkuar u ndesh me një realitet ndryshe kur vendosi ta bëjë publike këtë fakt në Instagram. Ky rrjet social e eliminoi duke e konsideruar të papërshtatshme.

Fëmija me këtë sindromë ka lindur pa një sy, pa orificio ocular (zgavra e syrit) dhe me një nofull të shkurtër. Ndoshta kjo u konsiderua e tepërt nga ana e parametrave të bukurisë që pretendon ky rrjet social. Gjithashtu Harry është memec dhe vuan nga autizmi. I vëllai tjetër binjak është krejtësisht normal. Instagrami reagoi menjëherë nga publikimi i fotove. E konsideroi se e ëma po e keqpërdorte Instagramin dhe ia bllokoi fotot dhe eliminoi këtë imazh. Më vonë nga një filial i Facebook-ut u kërkuan falje për këtë ngjarje si nënës dhe fëmijës. “Ishte një gabim. Ekipet tona rishikojnë miliona imazhe në javë dhe ka raste që mund të ndodhin edhe keqkuptime.” – u shprehën ata. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button