Sport

Ja 5 arsye pse duhet ta ndiqni ndeshjen Rumani-Shqipëri

Screen Shot 2016-06-19 at 8.55.03 AM

Rrjeti sportiv prestigjioz “ESPN” së fundmi ka publikuar një analizë ku jep 5 arsyet se pse të gjithë nesër në darkë duhet ta ndjekin ndeshjen Rumani-Shqipëri dhe jo te ajo mes Francës dhe Zvicrës.

Së pari: Luhet për gjithçka ose asgjë

Rumani-Shqipëri nuk duket shumë e bukur në letër, por mund të kthehet në një klasike. Përballë vihen dy skuadra të pavlerësuara, të mallkuara nga mungesa e fatit, me një mundësi për t’u kualifikuar. Nuk ka arsye se pse të luhet për një barazim. Ky rezultat do të ishte një eliminim i sigurt për Shqipërinë dhe mundësisht edhe për Rumaninë. Vetëm një fitore jep shanse. Dy skuadrat janë treguar të kujdesshme në dy ndeshjet e para: treguan përkushtim për të mos bërë ndonjë budallallëk që mund t’i dërgonte mes grupit të 8 ekipeve të para që do të largohen nga Franca. Por ky moment ka kaluar. Tani është koha që të mos mendojnë për kujdesin, transmeton Panorama Sport.

Së dyti: Shqipëria nuk dorëzohet kurrë

Shqipëria është mbresëlënëse, eshtë një skuadër me kaq pak resurse por e bekuar me sa duket me kurajë të palimituar. Shumë skuadra do të ishin dorëzuar pasi të kishin humbur kapitenin në pjesën e parë në ndeshjen e parë, por djemtë e Xhani De Biazit dukej sikur e injoruan kartonin e kuq të Lorik Canës dhe u hodhën në sulm. Zvicra po kryesonte me një gol avantazh por e pa veten të përballej me një kundërsulm të pamenduar. Shqipëria vuri në vështirësi zviceranët duke refuzuar që të shqetësohej për problemet e situatës në të cilën gjendej.

Ata ishin edhe më të shkëlqyer ndaj Francës në Marsejë, duke kapitalizuar pasigurinë e vendasve dhe thuajse duke i siguruar vetes një pikë. Të thuash që Shqipëria meriton më shumë për përpjekjet që ka bërë, është praktikisht gjëja më e sigurt e kësaj vere.

Së treti: Ato janë të rrezikshëm nga krahët

Të dielën, për herë të parë, ata do të kenë mundësi të barabarta. Rumania ka forcë, por nuk është Franca. Nuk do të jetë e nevojshme që të presin të tërhequr. Shqipëria mund të luajë sipas dëshirës së saj. Forca e tyre më e madhe, përveç frymës luftarake, është aftësia për të shpërthyer me shpejtësi nga krahët. Dy mbrojtësit e krahut, Agolli dhe Hysaj, nuk e kanë aspak problem të kalojnë mesfushorët e krahëve, Lenjani dhe Lila. Nëse Memushaj, i jashtëzakonshëm kundër Francës, mund të sigurojë më shumë mbështetje për sulmuesin punëtor Sadiku, Shqipëria mund t’i krijojë probleme Rumanisë.

Së katërti: Rumaninë nuk e ka ndihmuar fati

Rumania ka një pikë që tani, por mund të kishte dy. Një penallti e Bogdan Stançu thuajse i siguroi një pikë ndaj organizatorëve francezë në Paris. Por u mposhtën nga një moment gjenialiteti spektakolar të Dimitri Paje. Kujtoni që ata mund të kishin kaluar në avantazh që në 5 minutat e para, të ndaluar vetëm nga një pritje e pabesueshme e Hugo Loris. Ashtu si Shqipëria, mund të mbrojnë mirë, por ata do t’i gëzohen mundësisë që kanë për të marrë iniciativën. Janë gati për ta bërë një gjë të tillë.

E fundit: Shfaqja e fundit e Angel Jordaneskut

Kjo është hera e tretë ku Angel Jordanesku merr drejtimin e Rumanisë, por ai do të asociohet gjithmonë me herën e parë. Ai ishte trajneri i kombëtares në vitin 1994, kur fitoret kundër Kolumbisë dhe SHBA, i krijuan kushtet për një fitore të pabesueshme 3-2 ndaj Argjentinës. U eliminuan vetëm me penallti nga Suedia. Jordanesku braktisi senatin rumun për një mundësi tjetër në këtë detyrë dhe ndonëse përsëritja e asaj paraqitje është shumë e pamundur (askush në skuadër nuk i afrohet klasit të Haxhit), ai nuk ka ndërmend të dëmtojë imazhin e tij me një largim të shpejtë në fazën në grupe./BalkanWeb

Leave a Reply

Back to top button