Bota

Ja kush janë vendet më të lumtur në botë, Shqipëria e 109-a

Screen Shot 2016-03-19 at 09.12.09

Nëse kërkoni lumturinë, shkoni në veri: Danimarka është vendi më i lumtur në botë, sipas raportit botëror të lumturisë, 2016, prezantuar në Romë në prag të Ditës Ndërkombëtare të Lumturisë, e cila është nesër.

Vendi skandinav ishte tashmë i pari në vitin 2013 dhe i treti në vitin 2015, ndërkohë që këtë vit ndiqet pas nga Zvicra, Islanda, Norvegjia, Finlanda, Kanadaja, Holanda, Zelanda e Re, Australia dhe Suedia: të njëjtët shtete më të lumtur në botë si vitin që kaloi, por me një tjetër reshtim.

Studimi ka analizuar situatën e 156 vendeve të botës duke përdorur gjashtë variabla: GDP-në për frymë, shërbimet sociale, pritshmëritë e një jete të shëndetshme, lirinë sociale, bujarinë dhe perceptimin e korrupsionit. Pikaverazhi total i secilit vend është vënë përballë atij të Distopisë, pra vendi hipotetik dhe i pafat që ka të gjithë skenarët më të këqinj. Listën për vitin 2016 e mbyll Burundi, në prag të luftës civile, i paraprirë nga Siria, Togo, Afganistani, Benini, Ruanda, Guinea dhe Liberia.

Nga 157 vende, Shqipëria është renditur në vendin e 109, me 4655 pikë. Përpara saj në renditje janë fqinjët tanë, Greqia e cila është e 99-a, Mali i Zi, që është në vendin 88 apo Maqedonia në vendin 95.

Paratë nuk mjaftojnë

Për herë të parë, raporti nënvizon me një vëmendje të veçantë pasojat e shpërndarjes së pabarabartë të të mirëqenies në një vend. Shoqëritë më të lumtura janë në fakt ato që ka më pak pabarazi në shpërndarjen e pasurisë. Në fund, prej raportit del se si lumturia e perceptuar, e kuptuar si kënaqësi prej jetës, është një tregues më i mirë i mirëqenies së një vendi, në krahasim me GDP-në e tij, një tregues me të cilin shpesh herë abuzohet.

Raportin e plotë mund ta gjeni duke klikuar këtu.  /www.bota.al

Screen Shot 2016-03-19 at 09.10.56

Leave a Reply

Back to top button