Psikologji

Ja si e ndërlikoni më shumë se sa duhet jetën tuaj. Lexojini me kujdes

# 1. U JEPNI VEPRIMEVE TE TE TJEREVE DOMETHENIE QË NUK I KANË

Miku yt nuk i përgjigjet mesazhit në ëhatsapp. Kolegia juaj nuk vjen për drekë me ju, preferon të hajë vetëm. I dashuri nuk bëhet i gjallë gjatë gjithë darkës. Është e lehtë të gjesh shpjegime për të gjitha këto sjellje. Është edhe më e lehtë të ofendohemi, për shkak të shpjegimeve që u japim sjelljeve të të tjerëve. Dhe është e lehtë të bësh viktimën dhe të marrësh gjithçka si personale.

Ju mund të vazhdoni të besoni instinktet tuaja dhe t’u atribuoni sjelljeve të të tjerëve qëllime negative ndaj jush, ose mund të zgjidhni të jeni të lumtur.

# 2. JU JENI PROTAGONIST ABSOLUT I HISTORISË TUAJ

Ju jeni qendra e botës, sepse e gjithë bota rrotullohet rreth perceptimit tuaj për të. Kjo është arsyeja pse në botë jeni skenarist, regjisor dhe aktor i historisë suaj.

Problemi i vetëm me këtë qëndrim është kur aktorët e tjerë nuk sillen sipas skenarëve tuaj, dhe jua shkatërrojnë rrëfimin. Atëherë, mund të zgjidhni: të vendosni të zemëroheni ose të vetëdijësoheni se jeni vetëm një nga njerëzit e shumtë, që jeni duke shkruar historinë e botës.

# 3. KËRCENI MENJEHERE NË KONKLUZIONE DRAMATIKE

Jeta juaj është e gjitha një dramë. Kur ndodh diçka, truri juaj është shumë i aftë për të bërë përcaktimin e të gjitha rezultateve të mundshme katastrofike të situatës.

Ju nuk jeni më inteligjent se të tjerët. Ju jeni thjesht të paaftë për të imagjinuar rezultatet pozitive që ofron një skenar i pasigurt, dhe që ka njësoj shanse që të ngjasin.

# 4. JU KENI PRITSHMERI JOREALISTE

Nëse fejohet me mua, do të ndryshojë zakonet. Do e kuptojë vetë që nuk dua të rri më këtu dhe se dua të shkojmë në shtëpi. Është e pamundur të mos e ndajë pikëpamjen time. Dhe kemi aq shumë pritshmëri të tjera që me kalimin e kohës hidhen tutje, sepse janë joreale.

Zgjidhja e vetme është që të minimizoni pritshmëritë tuaja dhe të pranoni që nuk mund ta kontrolloni të ardhmen, dhe se njerëzit nuk mund ta kuptojnë atë që ju ndjeni brenda jush, nëse nuk e shprehni atë, si dhe që nuk ka asgjë në botë që i dakordëson të gjithë.

# 5. PARA SE TE VEPRONI, JU PRISNI QE TE NDODHE DIÇKA

Ku di unë? Ju prisni një shenjë që ju bën të kuptoni se kjo është zgjedhja e duhur. Do të ishte e përshtatshme nëse do të kishte diçka si fati, që të rregullonte rrjedhën e jetës sonë. Për fat të keq, pothuajse gjithçka që ndodh është merita jonë, ose faji ynë.

# 6. NUK DILNI SHUME NGA ZONA JUAJ E REHATISË

Nuk po themi se njeriu është i destinuar të vuajë fajin fillestar siç pohojnë katolikët. Megjithatë, arritjet e vërteta të jetës bëhen duke investuar pak nga pavetëdija që nëna natyrë na ka dhënë, dhe pak nga fuqia e veçantë e rinisë. Rinia e vërtetë, ajo që nuk ka moshë, por vetëm dëshiron të përballet me diçka të re.

#7. VAZHDONI TE KRAHASOHENI ME TE TJERET

Pa e ditur se çfarë fshehin në të kaluarën e tyre, të tashmen e tyre, në ankthin e tyre për të ardhmen. Mos harroni se jemi të gjithë ndryshe nga sa shfaqemi në sytë e njerëzve, sepse njerëzve u shfaqim vetëm atë pjesë tonën, që duam ta zbulojmë. Por në intimitetin e çdo qenie njerëzore ka një vajtje-ardhje demonësh, ëndrrash, shpresash, keqardhjesh, që as nuk mundemi ta imagjinojmë. Për këtë arsye krahasimi me të tjerët është një lojë sipërfaqësore.

# 8. LEJONI TE TJERET T’JU VJEDHIN KOHE

Nëse keni një sasi parash apo bizhuterish të kushtueshme, ju i fusni në një vend të sigurtë, që të mos jua vjedhin. Por gjëja më e çmuar që ju keni është koha, pse të mos e mbroni edhe atë?

# 9. NUK JENI NE GJENDJE TE LINI DIKE TE SHKOJE

Jeta është kurriz i një mali, ku në çdo hap dikush ose diçka rrëzohet matanë. Lojërat e tua për fëmijë janë rrëzuar, njohuritë tuaja mbi algjebrën janë rrëzuar, ka fluturuar edhe i dashuri i shkollës së mesme.

Pastaj ka gjëra ose njerëz që ju i kapni para se të bien dhe ju refuzoni të hiqni dorën, madje edhe kur ju dhemb, madje edhe kur nuk ka asgjë më të padobishme, se rraskapitja juaj në përpjekjen pr të mos lejuar atë person që të bjerë, duke e çliruar jetën tuaj drejt eksperiencave të reja.

#10. NUK RIKTHENI ATE QE MERRNI

Njerëzit ndahen në dy palë: ata që japin dhe ata që marrin. Nuk është ndarje fikse, cilido mund të hyjë në secilën kategori, sipas rastit.

E dini cili është paradoksi? Ata që japin, zakonisht janë më të lumtur se ata që marrin. Sepse ai që merr diçka është ndoshta i zhgënjyer nga ajo gjë, shpresonte më shumë apo shpresonte ndryshe, e as nuk mund ta theksojë zhgënjimin, sepse është sakrilegj ta kritikosh dhuratën. Por, ai që jep zgjidh të gjithë mendimet e veta në atë gjest afeksioni, dhe një herë që e jep ndihet mirë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button