Zodiak Ditor

Ja tre shenjat më me fat për sot, e martë 10 mars 2020

DASHI

Gjatë ditës së sotme do jeni më dinamikë, më të vendosur, por paksa impulsivë. Këtë gjë duhet ta menaxhoni paksa më mirë që të mos ju lindin probleme. Ju të dashuruarit do jeni bujarë me partnerin tuaj dhe do e lini më të lirë atë. Kujdes sepse ai mund të përfitojë nga kjo dhe t’iu hipe në qafë. Ju beqarët nuk duhet të thurni ëndrra të parealizueshme sepse do e këndoni veten më tepër nga sa mund ta keni imagjinuar. Në punë Mërkuri do nxitë shkëmbimet intelektuale dhe bashkëpunimet. Do ecni me ritme të shpejta dhe do keni imagjinatë më të zhvilluar. Në planin financiar do fryjë një stuhi e madhe për shkak të gabimeve që keni bërë kohët e fundit.

BINJAKET

Falë Uranit që do e keni gjithë kohës në krah sot nuk do ju mungojë as energjia dhe as entuziazmi. Ka mundësi që të gjitha dëshirat t’iu realizohen një e nga një. Ju të dashuruarit shfrytëzojeni sa të mundni ditën e sotme sepse jo gjithmonë do ju shfaqen mundësi të tilla. Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës. Ju beqarët do përjetoni kënaqësi pafund falë disa personave që i keni njohur rishtazi. Në punë Urani dhe Dielli do ju shtojnë idetë dhe do arrini të gjeni zgjidhje edhe për çështjet më delikate që dikur iu janë dukur të paarritshme. Në planin financiar duhet të ndërmerrni iniciativa për ta ndryshuar sa më parë gjendjen sepse në të kundërt do keni probleme serioze.

VIRGJERESHA

Gjatë kësaj dite do jeni dinamikë dhe kurajozë. Nuk do i lini asgjë rastësisë dhe kjo do shmangë të gjitha problemet. Për ju të dashuruarit do ketë ndryshime rrënjësore. Do jeni më të hapur e më tolerante me partnerin dhe të gatshëm të bëni çdo gjë që marrëdhënia mes jush të mbetet e qëndrueshme. Në mbrëmje do ketë edhe surpriza. Ju beqarët do realizoni takime pafund, por pa asnjë të ardhme. Në punë duhet të tregoheni më të disponueshem kur t’iu kërkojnë shefat dhe mos bëni asgjë sipas mendjes suaj. Në planin financiar do kryeni shpenzime të pamenduara, të cilat do e turbullojnë situatën. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button