Enciklopedike

Japonezët u përpoqën të ndërtojnë Rrezen e Vdekjes

raySeria: Kur komplotet i bëjnë qeveritë
Rrezet e vdekjes kanë qenë një fiksim i shkencës prej dekadash – po a mund të ekzistojnë në botën reale? Nikola Tesla sigurisht që mendonte kështu, madje ai mburrej se mund të prodhonte një rreze vdekje në gjendje që të asgjësonte në moment një ushtri prej një milionësh. Tesla nuk mundohej asnjëherë që të ofronte më shumë detaje, por reputacioni i tij mjatonte që të intrigonte ushtrinë japoneze, e cila e kaloi pjesën më të madhe të Luftës së Dytë Botërore në përpjekje për të prodhuar një ku-go (“rreze vdekje”) të tyren.
Në vitin 1943, studiesit japonezë në Qytetin Shimada, duke përfshirë edhe fituesin e ardhshëm të Cmimit Nobel, Sin-litro Tomonaga, ia kish dalë mbanë që të zhvillonin një magnetron shumë të fuqishëm, në gjendje që të gjeneronte një rrezatim shumë të fortë. Japonezët shkatërruan të gjithë kërkimet që kishin bërë kur erdhi fundi i luftës, por rrëfimet e ndryshëm tregojnë se ata po përpiqeshin që ta shndërronin në armë.
Suksesi i tyre ishte i kufizuar. Arma mund të vriste një lepur në një distancë prej 1000 metrash – por vetëm nëse lepuri do të qëndronte i palëvizur për të paktën pesë minuta. Duke qenë se lepujt e pavendosur janë ndaluar tradicionalisht të futen në ushtri, projekti u hodh poshtë.

Leave a Reply

Back to top button