Analiza

Japonia, Turqia dhe detyra e vështirë e pendimit

Kur një vend pranon krimet që ka kryer, kjo nënkupton një përzierje të kulturës demokratike dhe besimit se ky është më shumë një përjashtim, sesa një rregull

Nga Dominique Moisi

“Les Echos”

Screen Shot 2015-05-10 at 19.19.31

Paris – “E gjithë historia, është histori bashkëkohore” – shkruante filozofi i madh italian Benedeto Kroçe. Kjo duhet të mbahet mend sot, ndërsa jemi dëshmitarë të një sërë përkujtimoresh historike, që lidhen me Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. Ndërsa dekadat kalojnë, kuptimi i këtyre ceremonive ndryshon, jo vetëm në kohë, por edhe për shkak se nuk ka një krahasim të vazhdueshëm midis kombeve me temë: “Më trego si të merren me të shkuarën tënde, dhe unë do të them kush je”.

Kjo është veçanërisht e vërtetë në lidhje me pendimin. Mbi këtë çështje, Japonia e kryeministrit Shinzo Abe, tani duket se renditet diku midis Gjermanisë së Konrad Adenauerit, dhe Turqisë së Rexhep Taip Erdoganit. Që nga fjalimi emocional i zotit Abe në 29 prill në Uashington, ku të dyja dhomat e Kongresit u mblodhën për herë të parë, për të dëgjuar një udhëheqës japonez, Japonia iu afrua më shumë se kurrë ndonjëherë më parë Gjermanisë, përsa i përket shkallës së pendimit.

Ai së fundmi shprehu ngushëllimet e tij për popullin amerikan, dhe pranoi se veprimet e vendit të tij u kishin “shkaktuar shumë vuajtje popujve në vendet aziatike”. Por ai nuk shkoi më tej, duke humbur kështu një mundësi të artë, për të kërkuar ndjesë për qindra miliona gra aziatike, të cilat u shndërruan në skllave seksi, nga ushtria japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kur është fjala për të njohur të shkuarën e dikujt, ka një numër të pafund modelesh dhe nuancash. Çdo vend është një rast

specifik, por 3 modele apo kundër-modele, janë veçanërisht të dallueshme, ai i Gjermanisë, Turqisë dhe Japonisë. Në qoftë se Gjermania aktualisht ndodhet në vendin e duhur në Evropë dhe në botë, kjo është për shkak se ajo në mënyrën më të qartë të mundshme, e ka pranuar përgjegjësinë e saj historike për krimet naziste.

Le të kujtojmë kancelarin Vili Brand, që ra në gjunjë në Varshavë në 7 dhjetor 1970, para monumentit të viktimave të kryengritjes së Getos së Varshavës, apo fjalimi i presidentit Rikard Veisaker në 8 maj 1985, duke i bërë thirrje gjermanëve ta cilësonin 8 majin e vitit 1945, një “ditë çlirimi”. Natyrisht, Gjermania nuk duhet

idealizuar, sikurse e vë në dukje edhe filmi më i fundit “Labirinth gënjeshtrash”. Edhe në Gjermani, përpjekjet për të kujtuar vuajtje të tilla, kanë qenë të gjata dhe të vështira.

Në ekstremin e kundërt gjendet sot Turqia e Rexhep Erdoganit, e cila ka patur një qasje që është e dëmshme për imazhin dhe interesat e saj. Ndërsa po përkujtohet 100- vjetori i ekzekutimit sistematik të armenëve, që jetonin në Perandorinë Osmane, Erdogani refuzon të njohë kapitullin e trishtë në historinë e vendit, duke hedhur poshtë termin “genocid”, për t’i përshkruar ato ngjarje. Kjo pavarësisht faktit se një segment

i rëndësishëm i popullatës turke, e pranon përdorimin e këtij termi.
Në gjysmë të rrugës, nuk është shumë mirë

Midis modelit të Gjermanisë dhe Turqisë, gjendet Japonia. Pas një kryeministri energjik dhe pompoz, Japonia është e lumtur tek kthehet në rolin e saj si aleatja e parë e Shteteve të Bashkuara në Azi. Falë rritjes së papërmbajtshme të fuqisë së Kinës, është një aleat që ka rizbuluar veten siç e dëshironte.

Tokio ka bërë minimumin absolut, në lidhje me pendimin për krimet e luftës. Ndërsa deklaratat e zotit Abe janë ndoshta të mjaftueshme për Shtetet e Bashkuara,

sigurisht s’mund të thuhet e njëjta gjë për Azinë. Është pa dyshim shumë e vështirë të gjesh tonin e duhur në lidhje me gabimet historike, për vendin tënd apo atë të dikujt tjerët.

Kina, e cila i dënon shumë fort përpjekjet revizioniste të Japonisë, nuk duket se ka një nxitim për t’u përballur me historinë e vet, dhe krimet e kryera nga regjimi komunist. Në fakt, Bashkimi Sovjetik dhe Kina janë përgjegjës për vdekjen e një numri më të madh të qytetarëve të tyre, sesa Gjermania Naziste apo Japonia.

Por përballja me të shkuarën, kapërcimi i saj me një ndërgjegje të pastër dhe me një qasje ndaj së ardhmes, nënkupton një përzierje të

kulturës demokratike dhe të vetë-besimit, e cila është më shumë një përjashtim, sesa një rregull. Gjermania ishte e para që përjetoi përputhjen e faktorëve të shumtë, para se të bëhej një “studente” e shkëlqyer në lidhje me pendimin: dënimi i plotë i krimeve naziste, prania e të krishterëve të shkolluar dhe vizionarë si Konrad Adenaueri në krye të vendit pas Luftës së Dytë Botërore, një kërcënim i jashtëm që ishte BRSS, dhe më në fund, ndërtimi i Evropës moderne.

Këto lloj kushtesh nuk janë konstatuar në Japoni apo Turqi. Japonia beson se ajo tashmë ka vuajtur boll për krimet e saj, të cilat nuk janë të krahasueshme me ato të Gjermanisë naziste, si psh bombardimet

amerikane në Hiroshima dhe Nagasaki. Japonezët mbeten të bindur se bomba atomike nuk do të ishte testuar tek një “popull i bardhë”.

Ndërkohë, Turqia fshihet prapa kalimit të kaq shumë viteve, duke refuzuar të marrë përgjegjësinë për krimet e kryera nga Perandoria Osmane, që ishte në prag të rrënimit një shekull më parë. Ajo nuk do të pranojë se genocidi armen ndikoi tek organizatorët e shfarosjes naziste, dhe shërbeu si një model për Holokaustin. Historia duhet të trajtohet me kujdes, por edhe me përgjegjësi. E tashmja mban peng të shkuarën, edhe nëse është e kuptueshme që udhëheqësit evropianë nuk duan të jenë

si diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, të pranishëm në Moskë, gjatë përkujtimeve kësaj jave të fitores mbi Gjermaninë naziste. Në të njëjtën mënyrë, e kaluara nuk duhet të bllokojë përjetësisht të tashmen. Dhe në këtë çështje, pendimi është një shenjë fuqie dhe jo dobësie.

a.g./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button