Analiza

Jemeni, Afrika, Rusia dhe kufijtë që shemben

Nga veriu në jug të botës, megjithëse në forma të ndryshme, historia po hakmerret. Popujt përleshen në emër të rivaliteteve mijëravjeçare, të cilat nuk janë zbutur kurrë

 Nga Bernard Guetta

Screen Shot 2015-05-02 at 10.53.01

Jemeni, Afrika, Rusia dhe kufijtë që shemben

Nga veriu në jug të botës, megjithëse në forma të ndryshme, historia po hakmerret. Popujt përleshen në emër të rivaliteteve mijëravjeçare, të cilat nuk janë zbutur kurrë

Nga Bernard Guetta
Mirë se vini në historinë e lashtë! Ose më saktë, mirë se u rikthyet tek ajo, që ka përcaktuar përherë rrjedhën e historisë, qëkurse popujt janë përballur me njëri- tjetrin. Sepse, tanimë që përballja mes dy blloqeve nuk kapërcen dot më çfarëdolloj

konflikti, dhe ka rizgjuar të gjithë ato që Lufta e Ftohtë i kishte ngrirë përkohësisht, çështja e kufijve shndërrohet në thelbin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Një vijë kufitare shenjon hapësirën e ndikimit të pushtetit, të një perandorie apo kombi. Edhe nëse bëhet fjalë për t’i rikthyer apo mbrojtur ato, kufijtë janë shkaku kryesor i të gjitha luftërave, siç po e rizbulon sot bota nga Jemeni në Ukrainë, duke kaluar më pas në Afrikë. Loja që po luhet në Jemen, nuk është gje tjetër, veçse rishfaqja e rivalitetit njëmijë vjeçar, ndërmjet Persisë së lashtë, aktualisht Iranit dhe Arabisë, sot saudite.

Qëkur u pushtuan nga arabët në shekullin VII-të të erës sonë, persët nuk kanë pushuar kurrë së vluari nga dëshira për hakmarrje. Dhe u bënë shiitë, pikërisht për të ruajtur identitetin e tyre brenda Islamit të imponuar me forcë: një zgjedhje kjo që i mundësoi të mbeten vetvetja, duke mbrojtur kufijtë e një shteti të vetëm të madh shiit në botën islame, dhe kur Shtetet e Bashkuara, pushtuan Irakun, u mendua se kishte mbërritur ora e hakmarrjes.

Pas rrëzimit të diktaturës, zgjedhjet e lira sollën në pushtet shumicën shiite në Irak, deri atëhere e shtypur nga pakica sunite në pushtet, nën Sadam Hyseinin. Xhorxh Bushi ia ofroi Irakun dhe kufijtë e tij Iranit, që

tashmë kishte vizatuar një “gjysmë hënë shiite” në Lindjen e Mesme, duke bërë aleancë me diktaturën siriane, shprehje e një minoriteti alevit, ose një degë e shiizmit, dhe duke krijuar lëvizjen Hezbollah, organiziatën politike shiite libaneze.

Edhe para përmbysjes së regjimit të Sadamit, Irani shiit ishte bërë një fuqi në rritje në këtë rajon, që mbetej kryesisht sunit. Vendet sunite dhe kampioni i tyre saudit, kishin për detyrë ta mbanin atë me çdo kusht, dhe kjo është arsyeja pse ndërhynë në Jemen para se Huthët, shiitët jemenas të mbështetur nga Irani, të merrnin kontrollin e pjesës dërrmuese të vendit.

Dhe ata e bënë këtë edhe me më pak hezitim, që nga momenti kur Irani ishte tani gati për të firmosur një marrëveshje me fuqitë e mëdha për programin e tij bërthamor. Me ripajtimin me Shtetet e Bashkuara, dhe çlirimin thuajse të plotë nga sanksionet, që e patën mbytur për vite më rradhë ekonominë e tij, Irani mund të konfirmonte veten si një fuqi kryesore në Lindjen e Mesme, ku historia ka rimarrë kursin e saj me rishfaqjen e rivalitetit së përjetshëm rajonal, i përbërë nga kufijtë mes dy prirjeve të mëdha fetare të Islamit, dhe nga pesha përkatëse e Persisë dhe Arabisë. Por çfarë po ndodh paralelisht, në Evropën Qëndrore dhe në Afrikë? Asgjë e ndryshme.

Pikërisht e njëjta gjë, përsa kohë që objektivi i Vladimir Putinit, është rindërtimi i perandorisë ruse, e bërë copë e çikë me shembjen e Bashkimit Sovjetik, ndërsa luftërat afrikane nuk bëjnë gjë tjetër, veçse i kundërvënë popujt e lashtë ndaj njëri-tjetrit, dhe të cilët kufijtë kolonialë i kanë shpërndarë midis shteteve artificialë, brenda të cilëve s’duan të bashkëjetojnë.

Ndodhemi pra para rikthimit të madh të kufijve, në të cilët amerikanët dhe evropianët nuk duan t’i mendojnë. Të parët, për shkak se janë të sigurtë për kufijtë e vet, të dytët për arsye se po përpiqen fort që t’i kapërcyejnë kufijtë e vet, duke ndërtuar bashkimin mes tyre. Përballë rikthimit të

historisë, perëndimorët janë të hutuar, për shkak se nuk arrijnë të kuptojnë dot arsyet, për shpërthimin e dhunës në Nigeri apo Libisë, ndarjen e Ukrainës apo që ngritja e shiizmit, mund të kërcënojë interesat e tyre. Kjo në fakt është mëse e qartë.

Dhe ndërkaq i detyruar të rizbulojë artin e “përça dhe sundo”, dhe të mendojë në aspektin e sferave të influencës, e cila nuk mund të jetë të njëjtë për Amerikën dhe Evropën, Perëndimi nuk e di si të sillet ndaj Rusisë, ndërsa ka prirjen për të ndryshuar në raport me Lindjen e Mesme, ku evropianët luajnë kartën sunite, ndërsa Shtetet e Bashkuara tundohen për të luajtur atë iraniane. Kthimi i kufijve, s’bën gjë tjetër

vetëm se shumëfishon trazirat rajonale. Në këtë mënyrë ushqehen edhe lidhjet ndërmjet dy anëve të Atlantikut./CDS/
a.g./Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button